Politike

Takimi më 12 maj në Athinë ka edhe një adresë, Rama: Moment krenarie për ne  

Kur mbeten edhe dy ditë nga takimi i kryeministrit Edi Rama me bashkatdhetarët shqiptarë në Greqi, në kuadër të turit për diasporën, kreu i qeverisë e cilëson këtë dite si një moment krenarie për të gjithë shqiptarët atje.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Takimi do të mbahet në Athinë në orën 11:00 në stadiumin Galatsi në Bulevardin Veikou.

Takimi zhvillohet në kuadër të turit që kryeministri Rama do të zhvillojë me diasporën, fillimisht në Greqi, më pas në Londër, Milano, dhe Duseldorf të Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë