Në ZAZ 40 në njësinë nr. 10 në Tiranë u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli mëngjesin e sotëm në orën 08:00. Në këto zgjedhje u votua përpos partisë edhe për kandidatët, ku rezultati që doli në këtë njësi të kishte shumë surpriza.
Në listën e PD-së, nuk është Lulzim Basha më i votuari, por Agron Shehaj me 525 vota, që lë pas liderin e PD-së me 492. Surprizë është edhe Orjela Nebijaj që ka marrë 469 vota duke lënë pas liderin historik Sali Berisha që mori vetëm 238 vota.
Në listën e PS-së, padyshim që surpriza e madhe ishte Fatmir Xhafaj 2795 vota. Pandeli Majko dhe Kodheli, dy emra të njohur që ishin poshtë në listë kanë marrë shumë pak, ndërsa larg pritshmërive janë edhe dy risitë në krye të listës, Luljeta Bozo me vetëm 195 vota dhe Najada Çomo me 67 vota. megjithatë kjo është vetëm një njësi në Tiranë.
Përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.