Futboll

Surpriza në shortin për grupet e Ligës së Kampionëve

Pasditen e kësaj të enjte është hedhur shorti për grupet e Ligës së Kampionëve. Në Monako goglat e tërhequra nga Chrespo dhe Kaka ka rezervuar surpriza pa fund. Me disa përjashtime të vogla të gjitha grupet janë shumë të fortë. Dy më të fortët nga mediet ndërkombëtare janë konsideruar, ai B, ku për t’u kualifikuar do të përballen Barcelona, Tottenham, PSV dhe Inter dhe grupi C me Paris SG, Napoli, Liverpool dhe Crvena zvezda.

Sakaq më i lehtë ka rezultuar shorti për favoritet e mëdha të këtij turneu, si Barcelona, Manchester City, Real Madrid dhe Juventus. Ndërkohë grupi me skuadrat më pak pretendente është ai H që ka bërë bashkë Lokomotivën e Moskvës, Porton, Schalke dhe Galatasaray.

Grupi A përbehet nga Atlético Madrid, Borusia Dortmund, Monaco, Club Brugge

Grupi B përbehet nga Barcelona, Tottenham, PSV dhe Inter

Grupi  C përbehet nga Paris SG, Napoli, Liverpool dhe Crvena zvezda

Grupi D përbehet nga Lokomotiv Moskva, Porto, Schalke dhe Galatasaray

Grupi E përbehet nga Bayern, Benfica,  Ajax dhe AEK

GROUP F përbehet nga Man. City, Shakhtar Donetsk, Lyon dhe Hoffenheim

Grupi G përbehet nga Real Madrid, Roma, CSKA Moskva dhe Vitoria Plzeň

Grupi H përbehet nga Juventus, Man. United, Valencia dhe Young Boys


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë