Gazeta Si – Ka qenë një natë e gjatë zjarri dhe flakësh për qytetet kryesore të Ukrainës. Në një sulm të paprecedentë, Rusia ka synuar Kharkivin, Dnipro-n, Zaporizhian dhe veçanërisht Kievin, të goditur nga një breshëri raketash balistike.
Shpërthime të shumta janë regjistruar në qytete dhe numërimi i viktimave ka filluar tashmë. Të paktën 13 persona janë vrarë në të gjithë vendin, me 105 të plagosur, përveç atyre që mungojnë në rrënojat e ndërtesave të prekura.
Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, ky ishte sulmi më i madh që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022: Moska lëshoi 73 raketa kruiz, balistike dhe hipersonike, si dhe 656 dronë sulmi. Vetëm 33 raketa dhe 33 dronë sulmi shpërthyen në tokë.
“Raketa mbi Kievin” Me tre fjalë, Forcat Ajrore Ukrainase i paralajmëruan civilët se kryeqyteti ishte nën sulm, një mundësi që presidenti Volodymyr Zelenski e kishte përmendur tashmë.
“Shpërthime në qytet. Forcat e mbrojtjes ajrore janë në veprim! Qëndroni në strehimore”, thuhej në një mesazh në Telegram nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitaliy Klitschko.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale, tregojnë disa re tymi të zi dhe zjarre. Sipas Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, 13 persona janë konfirmuar të vdekur.
Pesëdhjetë e tetë persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, por shumë të tjerë mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Si rezultat i sulmeve të rënda, janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në zona të ndryshme të qytetit.
Në lagjen “Obolonsky”, mbeturinat e një droni ranë pranë një kopshti fëmijësh. Në lagjen “Podilskyi”, një ndërtesë nëntëkatëshe u shemb pas një sulmi të dyshuar me raketa të dyfishta: sipas “Kyiv Independent”, disa persona mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Ashtu si Kievi, edhe Dnipro u shënjestrua nga një breshëri dronësh dhe raketash. Sipas administratës lokale, një sulm masiv rezultoi në të paktën gjashtë vdekje dhe 36 të plagosur, shumë prej të cilëve rëndë ose kritikisht.
Një shtëpi dykatëshe u shkatërrua pjesërisht dhe është në flakë. Një grua 73-vjeçare brenda saj u vra. Shtatë persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën në bombardimin e lagjes Slobidskyi të Kharkiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje