Barcelona e “teproi” pak në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku mundi 8-2 Hueskën debutuese në La Liga. Plot 8 gola shënuan katalanasit dhe protagonistë të goleadës ishin sulmuesit Lionel Mesi dhe Luis Suarez me nga një dygolësh secili. Por është pikërisht lojtari uruguaian, që lëshon “alarmin” për teknologjinë në futboll. Sipas “Marca”, Suarez ka folur pas ndeshjes së fundit kundër VAR-it. Në Spanjë na fakt këtë sezon është aplikuar teknologia dhe si futbollistët, ashtu edhe arbitrat, duhet të mësohen me të për ta përdorur në mënyrën e duhur.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, nuk i gëzohet futjes së teknologjisë, pasi mendon se ajo “vret” festën natyrale të një goli dhe nuk i jep adrenalinë ndeshjes. “Çdo lojtar synon ta ndihmojë sa më shumë skuadrën dhe nëse e bën me gola, aq më mirë. VAR-i? Kur ka dyshime, VAR-i t’i heq, por humb adrenalinën dhe dëshirën për të festuar pas një goli. Humbet gëzimin për atë që ke bërë. Por është e vërtetë gjithashtu se me ndihmën e teknologjisë nuk mund të gabohet, sepse gjithçka është e kontrolluar, kjo është e drejtë”, – ka thënë pas fitores së thellë me Hueskën uruguaiani i Barcelonës.

Pas futjes së teknologjisë në futboll, kanë qenë të shumtë ata që kanë theksuar se loja magjike humb emocionin dhe se vonesat e shumta e ulin ritmin dhe bëhet gjithçka e bezdisshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.