Portofol

Stuhia e Brexit takon Donald Trump me Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May dhe Presidenti Amerikan Donald Trump janë duke kryer bisedime, të cilat janë vijuar nga komentet kontroversale për planet e Kryemnistres në lidhje me  Brexit.

 

Në një intervistë për the Sun, Trump tha se plani i kryeministres me shumë mundësi "do të vriste" çdo marrëveshje tregtare me SHBA-të.

 

 

Por sot, Trump tha se ai dhe  Zonja May me gjasa "nuk kishin zhvilluar kurrë më parë një marrëdhënie më të mirë " se gjatë këtij udhëtimi – i pari në Britaninë e Madhe për Trump si president.

 

Ndërsa, një tullumbace gjigante, karikaturë e Trump si fëmijë lundron në qendër të Londrës.

 

Është pjesë e një demonstrate në Sheshin e Parlamentit, një prej disave që po bëhen nëpër Britani.

 

Në intervistën e tij dhënë the Sun, Trump tha gjithashtu se Sekretari i Jashtëm i dorëhequr Boris Johnson – që nuk është dakorduar me Kryeministren në lidhje me Brexit dhe dha dorëheqjen këtë javë – do të ishte një "Kryeministër i shkëlqyer ", duke shtuar "Mendoj se ka atë çfarë duhet".

 

Ai gjithashtu risolli në vëmendje kriticzmin për Kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan në lidhje me sulmet terroriste të vitit të kaluar në Londër, duke thënë se ai kishte bërë "një punë të tmerrshme".

 

Downing Street nuk ka reaguar ende ndaj atyre që ka nënvizuar Trump, por kancelari Philip Hammond tha se bisedimet do të jenë "shumë pozitive".

 

Theresa May në lidhje me marrëveshjen për tregti të lirë me SHBA-në është shprehur se Brexit është një "mundësi e paprecedent" për të krijuar vende pune në Britani dhe SHBA.

 

Presidentit të Amerikës dhe bashkëshortes së tij, Melania, iu shtrua tapeti i kuq i mirëseardhjes në Blenheim Palace, Oxfordshire në mbrëmjen e të enjtes.

 

Ata ishin në një darkë me kod të përcaktuar veshjeje, gjatë të cilës lajmet për intervistën e Trump në the Sun u përhapën me shpejtësi, për të cilën ai tha se e kishte dhënë ndërsa ishte në Bruksel.

 

Pasi intervista u publikua, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se Presidenti "e pëlqen dhe e respekton shumë Kryeministren May ", duke shtuar se ai "nuk kishte thënë kurrë diçka të keqe për të ".

 

 Trump – i cili për një kohë të gjatë ka qenë mbështetës i Brexit –i tha The Sun se plani i Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhëniet pas Brexit me BE-në ishte "një marrëveshje tjetër nga ajo për të cilën votoi populli".

 

"Ne kemi mjaftueshëm vështirësi me BE-në," tha ai, duke sqaruar se BE nuk "nuk i ka trajtuar drejt SHBA-të në lidhje me tregtinë ".

 

'I thashë May si të vepronte'

 

 

Trump u shpreh gjithashtu se Znj May nuk i ka dëgjuar këshillat e tij në lidhje me marrëveshjen për  Brexit: "Unë do ta kisha bërë shumë ndryshe.

 

"Praktikisht i thashë Theresa May se si të vepronte por ajo nuk u dakordu, ajo nuk më dëgjoi. Ajo preferoi të merrte një rrugë tjetër," tha ai.

 

Tom Neëton Dunn, gazetari i the Sun që intervistoi Trump, tha se Presidneti i SHBA-ve dukej "i ndjeshëm" dhe ishte në dijeni për tollumbacen "Trump baby".

 

"Ai është i lënduar prej kriticizmit," tha Neëton Dunn. "Ai dinte gjithçka rreth baby blimp.Unë mendoj se kjo e ka lënduar atë."

 

Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg, tha se intervista e Trump ishte si "të kishte drejtuar një buldozer" ndaj pohimit të Zonjës  May sipas të cilës Mbretëria e Bashkuar do të ishte në gjendje të bënte marrëveshje tregtare të denja me pjesën tjetër të botës, duke respektuar rregullat e BE-së.

 

Por Ministri i Jashtëm Sir Alan Duncan tha se "gjërat kishin lëvizur" që kur intervista e Trump –e cila ishte përhapur përpara se ai të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar – dhe gjendja gjatë darkës të së enjtes ishte "tepër pozitive dhe ishte fokusuar drejt tregtisë".

 

Qeveria nuk e sheh sjelljen e Trump si "arrogante", tha Sir Alan, duke shtuar: "Donald Trump është një kontroversialist. Ky është stili i tij."

 

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e mbrojti vendimin e tij për lejimin e tollumbaces Baby Trump që fluturoi mbi Londër, duke thënë: "Idea që ne të kufizojmë të drejtën për protesta sepse mund të shkaktojnë ofendime tek liderët e huaj është e pajustifikueshme."

 

Dhe duke iu përgjigjur kriticizmit të Trump në lidhje me terorrizmin, Z Khan tha se ishte "interesante" se ai "nuk kritikoi kryebashkiakët e qyteteve të tjera" të cilët gjithashtu kanë përjetuar eksperienca të sulmeve terorriste.

 

Komentet e zotit Trump erdhën në të njëjtën ditë kur qeveria britanike botoi propozimin e saj për marrëdhëniet e saj afatgjata me BE.

 

Plani ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit tregtar, pa asnjë problem doganor të vështirë për Irlandën e Veriut dhe marrëveshje globale të tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar. Zonja May tha se plani "siguron absolutisht një Brexit që kemi votuar".

 

Por pas marrëveshjes një javë më parë, udhëheqësit Brexiteers Boris Johnson dhe David Davis dhanë dorëheqjen nga kabineti.

 

Zonja May dhe Trump po shikojnë për një plan të përbashkët kundër terrorizmit me forcat speciale britanike dhe amerikane në një bazë të vetme ushtarake.

 

Presidenti dhe zonja e parë do të udhëtojnë në Ëindsor të premten pasdite për të takuar Mbretëreshën, përpara se të fluturojnë për në Skoci për të kaluar fundjavën në vendpushimin e golfit Turnberry të Trump. Kjo pjesë e vizitës është duke u konsideruar private.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë