Shkencë

Studimi: Vaksina e parë orale anti-Covid është efikase

Një vaksinë eksperimentale për COVID-19 në formën e një tablete orale, ka treguar përgjigje imune premtuese në një provë të vogël, sipas prodhuesit të ilaçeve Vaxart Inc.
Kompania me bazë në San Francisko të Jugut, Kaliforni, kishte thënë më herët se tableta tolerohej mirë dhe askush nuk u largua nga studimi për shkak të efekteve negative.

Së fundmi ata kanë raportuar se 35 vullnetarë kanë zhvilluar përgjigje imune dhe ishin të shëndetshëm.
Gati gjysma e vullnetarëve treguan një rritje të antitrupave afatgjatë. Gjithashtu ishin të aftë të neutralizonin edhe variantet si Delta dhe Omicron të virusit që shkakton Covid-19.

Mostrat e pështymës treguan se gjysma e pjesëmarrësve në studim kishin nivele më të larta të antitrupave sesa njerëzit që kishin marrë vaksina normale. Kapaciteti i përmirësuar neutralizues zgjati për gjashtë muaj, thanë studiuesit.
Ekspertët shpjeguan se në vazhdim, nevojiten studime më të mëdha të krijuara posaçërisht për të testuar efektivitetin e tabletës.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë