Shkencë

Studimi/ Skaneri T7 mund të ofrojë ndihmë me trajtimin e Parkinsonit

Skanerët jashtëzakonisht të fuqishëm të trurit, T7 mund të ofrojnë shpresë për trajtimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit, sipas një studimi të ri.

Sëmundja e Parkinsonit dhe një çrregullim i lidhur me të, paraliza mbinukleare progresive (PSP), janë sëmundje progresive të trurit. Këto sëmundje jo vetëm që ndikojnë në lëvizjen, por edhe dëmtojnë edhe funksionin njohës.

Njohja i referohet proceseve mendore që ndodhin në tru. Këtu përfshihen; të menduarit, vëmendja gjuha, të mësuarit, kujtesa dhe perceptimin.

Këto simptoma mund të kenë një ndikim të madh në rezultatin e një pacienti.Ato ndikojnë në mbijetesën dhe mirëqenien e përgjithshme, si dhe stresin dhe kostot për familjet.

Për të kuptuar shkaqet e këtyre simptomave njohëse, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit përdorën një skaner të ri MRI me fuqi ultra të lartë "7T" në Qendrën e Imazhit të Trurit Wolfson.

Ata matën ndryshimet në trurin e njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit dhe ata të shëndetshëm. 

7T i referohet fuqisë së fushës magnetike - shumica e skanerëve MRI priren të jenë 3T ose më poshtë.

Çfarë tregon studimi?

Pacientët me Parkinson dhe PSP shpesh trajtohen me barna të tilla si L-DOPA, të cilat kompensojnë humbjen e rëndë të dopaminës. Kjo e fundit është një kimikat i trurit që ndikon në mirëfunksionimin e nervave. 

Por trajtimi me dopaminë bën pak për shumë nga simptomat jo motorike dhe shkencëtarët kanë filluar të shikojnë një tjetër kimikat. Noradrenalinën, e cila ka një rol kritik në funksionet e trurit, duke përfshirë vëmendjen dhe zgjimin, të menduarit dhe motivimin.

Profesori James Rowe nga Departamenti i Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Kembrixhit, i cili drejtoi studimin, tha se noradrenalina është shumë e rëndësishme për funksionin e trurit.

Skanerët 7T, të cilët kanë fusha magnetike ultra të forta, mund të ofrojnë rezolucion të lartë dhe tregojnë detajet më të vogla të trurit. 

Studiuesit tregojnë se gjetjet ofrojnë shpresën për trajtime të reja për këto simptoma.

Ekspertët thonë se një numër i barnave që rrisin noradrenalinën kanë kaluar tashmë prova klinike kanë treguar siguri dhe efikasitet.

Rong Ye nga Departamenti i Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Kembrixhit, autori i parë i studimit, tha se jo çdo pacient me PSP ose me Parkinson do të përfitojë nga ilaçet që rrisin noradrenalinën.

“Nga ky skaner kanë më shumë gjasa të përfitojnë ata me dëmtim të locus coeruleus – dhe sa më i madh të jetë dëmi, aq më shumë përfitim do të kenë. Skaneri ultra i fuqishëm 7T mund të na ndihmojë të identifikojmë ata pacientë që mendojmë se do të përfitojnë më shumë",ka deklaruar Ye.
Është publikuar në revistën "Movement Disorders".

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë