Biznes

Studimi: Bizneset e grave më të prekura nga pandemia se ato të burrave

Pse ndikimi i Covid-19 është joproporcional në shëndet dhe ekonomi te gratë dhe burrat? Shumë është folur, por pak e kanë studiuar sesi këto ndryshime ndikojnë në bizneset ose se si drejtuesit e sektorit privat mund të rindërtojnë biznesin e tyre me një fokus në barazinë gjinore.

Edhe para goditjes nga pandemia, vendet në zhvillim po humbnin afro 48 trilion dollarë pasuri për shkak të ndryshimeve në të ardhurat e jetës mes grave dhe burrave. Pabarazia e përhapur mund të zgjerohet më tej për shkak të ndikimit të krizës aktuale.

Gratë tani luftojnë edhe më shumë se më parë për të mbajtur një pozicion të barabartë në ekonomi. Përvoja e tyre e COVID-19 është formuar nga rritja e dhunës në familje dhe në vendin e punës, përgjegjësitë e kujdesit më të lartë, pasiguria e punëve dhe mungesa e disponimit joproporcional ndaj kapitalit të punës dhe mjeteve dixhitale siç janë telefonat e lëvizshëm.

Kur bëhet fjalë për sektorin privat, provat - megjithëse më pak gjithëpërfshirëse - tregojnë për pabarazira të ngjashme.

Në një studim të kryer nga Qendra e Tregtisë Ndërkombëtare, 64% e firmave të udhëhequra nga gratë deklaruan se operacionet e tyre të biznesit ishin të prekura fort, krahasuar me 52% të kompanive të udhëhequra nga burrat. Më shumë se 90% e grave sipërmarrëse raportuan një ulje të shitjeve gjatë pandemisë dhe kanë më pak se tre muaj fluks parash për të mbijetuar, sipas një studimi tjetër nga WEConnect International.

Për të kuptuar më mirë ndikimin e COVID-19 në operacionet e biznesit të kompanive nga një perspektivë gjinore, IFC dhe partnerët e saj së fundmi kanë anketuar kompanitë në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Sondazhi - i më shumë se 600 bizneseve të udhëhequra nga gratë, biznese këto mikro, të vogla dhe të mesme (NVME) - zbuloi katër tendencat kryesore të mëposhtme midis kompanive të sektorit privat:

1. Një e treta e sipërmarrësve femra mendojnë se kërkesat e rritura për kujdes kanë zvogëluar aftësinë e tyre për të përqendruar vëmendjen tek biznesi që zotërojnë, duke dëmtuar aftësinë e tyre për të gjeneruar të ardhura. Në një studim të kohëve të fundit të klientëve në Egjipt, kompanitë thanë që gratë që punonin, ishin më të prirur për të dhënë dorëheqjen për shkak të rritjes së nevojave për kujdes të fëmijëve.

2. Sondazhi i 600 ndërmarrjeve gjithashtu zbuloi se shumë firma po përpiqen të bëjnë zhvendosjen për t'u përshtatur shpejt në operacionet dixhitale. Pandemia ka zbuluar se lidhja dixhitale është një element thelbësor për vazhdimësinë e biznesit, por shumë kompani, përfshirë punonjësit e tyre, furnitorët dhe konsumatorët, nuk ishin të përgatitur për diversifikimin dixhital.

Për gratë, ky ndryshim është edhe më sfidues veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, 300 milion gra më pak se burrat përdorin internet celular, që përfaqëson një hendek gjinor prej 23%. Këto pengesa po zvogëlojnë aftësinë e grave për të punuar në distancë ose për të hyrë në tregjet dixhitale.

3. Përveç kësaj, kompanitë nuk dinë të adresojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve gjatë pandemisë. Më shumë se një e treta e NVMV-ve në pronësi të grave kanë shprehur ankth në rritje për shkak të pasigurisë së COVID 19 dhe shqetësimeve se si të mbështesin shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve.

4. Për më tepër, klientët e pyetur theksuan se kufizimet në lëvizje kanë çuar në më shumë zënka me partnerët dhe dhunë familjare, duke dëmtuar produktivitetin e firmave ndërsa përpiqen të merren me ndikimin e koronavirusit në aspektin mendor dhe ekonomik tek punonjësit e tyre.

Së bashku, këta faktorë mund të ndikojnë në mundësitë e grave për të përballuar krizën dhe për të zgjeruar ndryshimet në arsim, shëndetësi dhe kapital, kur pandemia të zvogëlohet. Këto ndryshime gjithashtu do të ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike. Thellimi i hendekut ekonomik midis burrave dhe grave do të rrezikojë një kthim të shpejtë nga një recesion përmes hendekut të madh në produktivitet.

Ekspertët besojnë se pandemia COVID-19 mund të rikthejë përpjekjet për barazi gjinore ndër dekada, përveç nëse bashkësia globale ndërmerr hapa për të frenuar rrëshqitjen. Një shërim domethënës nga kriza duhet të marrë parasysh nevojat e gjysmës së popullsisë së botës. Ja se çfarë mund të bëjë sektori privat:

1. Mbështetni punën me bazë në shtëpi, opsionet e kujdesit dhe oraret fleksibël të punës. Rekrutoni, mbani dhe promovoni gratë gjatë dhe pas krizës për të parandaluar humbjen e talenteve.

2. Mundësoni gratë sipërmarrëse - përfshirë të gjithë zinxhirin e furnizimit - qasjen në kapitalin e punës dhe produktet e sigurimeve për të ndihmuar në stabilizimin e biznesit të tyre.

3. Investoni në infrastrukturën dixhitale për të rritur mundësitë e punës me bazë në shtëpi dhe qasjen në internet celular, ku gratë në mënyrë të konsiderueshme mbeten pas burrave. Klientët e IFC-së kanë vendosur zgjidhje dixhitale të reja dhe të thjeshta për të përshtatur modelet e tyre të biznesit për të qenë më gjithëpërfshirës gjatë pandemisë.

4. Garantoni sigurinë e punonjësve dhe furnizuesve duke adresuar dhunën dhe ngacmimet në nivelin e kompanisë.

Drejtuesit e biznesit do të duhet të dalin nga kjo krizë duke demonstruar se si ata e përjetuan me përgjegjësi pandeminë. Për të përshpejtuar përparimin në rindërtimin e kompanive të qëndrueshme, ne do të duhet të sigurojmë që si gratë dhe burrat të mund të kthehen në aktivitete ekonomike duke marrë pjesë në mënyrë të barabartë si të punësuar, si investitorë dhe si huamarrës.

Burimi: Forumi Ekonomik Botëror. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë