Shkencë

Covid-19 qëndron 28 ditë në sipërfaqen e telefonit

Në një studim të fundit thuhet se virusi Covid-19 mund të mbijetojë deri në 28 ditë në kartëmonedhat e letrës, celikun dhe sipërfaqet e qelqit si është edhe telefoni i celularit. Shkencëtarët kanë shprehur një shënim të kujdesit për studimin, i cili u krye në kushte laboratorike të kontrolluara rreptësisht, duke mbajtur në errësirë totale objektet ndërkohë i drejtojnë nga rrezet e diellit të cilat inaktivojnë me shpejtësi virusin. Studimi u botua në revistën “Virology” nga studiues të agjencisë së kërkomit kombëtar shkencor në Australi. Ai zbuloi se virusi mund të mbijetojë më gjatë në temperatura të ulëta dhe ka tendencë të mbijetojë në sipërfaqe të lëmuara, siç është xhami dhe çeliku, në krahasim me sipërfaqe komplekse si pambuku apo copat e tjera.
Hulumtimi theksoi se qëndrueshmëria e virusit në xham ishte një zbulim i rëndësishëm, duke pasur parasysh që pajisjet me prekje të tilla, duhet të pastrohen rregullisht dhe të paraqesin një rrezik më të madh transmetimi për Covid-19. Sipas ekspertëve, sipërfaqe të tilla duhet të dezinfektohen vazhdimisht.
Një nga autorët e studimit, Debbie Eagles, është gjithashtu nëndrejtori i ACDP i cili ka punuar si për të kuptuar virusin, ashtu edhe për të testuar një vaksinë të mundshme. Ajo tha se studimi i tyre tregoi se koronavirusi mund të “mbetet infektues në sipërfaqe për periudha të gjata kohore, duke përforcuar nevojën për praktika të mira të tilla si larja e duarve dhe pastrimi i rregullt i sipërfaqeve”.

“Në 20 gradë Celsius, e cila është deri diku temperatura e dhomës ne zbuluam se virusi ishte jashtëzakonisht i fortë duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara,” shtoi Eagles.
Eksperimentet e mëtejshme të kryera në 30 dhe 40 gradë Celsius treguan se koha e mbijetesës ulet me rritjen e temperaturës nga 24 deri në 40 gradë celsius. Shobha Broor, profesor =në departamentin e mikrobiologjisë në universitetin SGT me bazë në Gurugram, tha se është një fakt i njohur që koronavirusi mund të vazhdojë në sipërfaqe për një kohëzgjatje të konsiderueshme.
“Ky studim tregon se virusi u zbulua në xham dhe çelik, por pyetja është nëse ngarkesa virale në sipërfaqe të tilla është e mjaftueshme për të shkaktuar një infeksion. Së dyti, është e rëndësishme të kuptohet se ky studim është bërë në një mjedis të kontrolluar. Vetë studimi tregon se kur sipërfaqet e tilla bien në kontakt me dritën ultraviolet (rrezet e diellit) prania e virusit zvogëlohet shpejt” tha Broor.
Ekspertët thanë se rreziku i infektimit nga kontakti sipërfaqësor pas një periudhe kaq të gjatë ishte relativisht i vogël. Paul Digard, kryetar i virologjisë në universitetin e Edinburgut, tha:
“Ajo që është e rëndësishme të mbani mend është se infektiviteti bie me kalimin e kohës. Pra, sasia e virusit që mbijeton në 28 ditë është shumë e ulët dhe prandaj ka të ngjarë të ketë më pak gjasa të infektojë dikë sesa sasitë më të larta të pranishme kur virusi depozitohet rishtas. ”
Julian Tang, një virolog klinik dhe profesor i asociuar nderi në universitetin e Leicester shtoi se një mbijetesë e tillë mund të jetë e mundur të demonstrohet në laborator, në situata të përditshme të jetës reale, periudha të tilla të gjata mbijetese nuk mund të jenë realiste.
“Gjithashtu, nëse njerëzit kanë maska, ata nuk mund të vetë-inokulohen në hundë dhe njerëzit duhet të jenë edhe më të kujdesshëm,” shtoi Tang.
Ndërkohë eksperti i shëndetësisë, Trevor Drew tha se shumë viruse mbetën të qëndrueshme në sipërfaqe, por sa kohë mund të mbijetojnë dhe të mbeten infektive varet nga lloji i virusit, sasia, sipërfaqja, kushtet mjedisore dhe “si depozitohet për shembull prekja dhe spërklat e teshtimës dhe kollitjes. Drew shtoi se proteinat dhe yndyrat në lëngjet e trupit, gjithashtu mund të rrisin ndjeshëm kohën e mbijetesës së virusit. Ai tha se kërkimi mund të ndihmojë gjithashtu për të shpjeguar qëndrueshmërinë dhe përhapjen e dukshme të koronavirusit në ambiente të freskëta.
Burimi:The Independent/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë