Keshilla

Studim: Duhet t’i shpërbleni fëmijët që të hanë perime

Fëmijët e ‘vështirë’ hanë më shumë perime kur shpërblehen. Një studim zbuloi se përforcimi pozitiv i sjelljes së tyre me lodra i ndihmon ata të hanë ushqim të shëndetshëm.
Ekspertët e të ushqyerit kryen një studim tre mujor mbi afro 600 fëmijë të moshës një deri në katër vjeç. Studiuesi kryesor Britt van Belkom, nga Universiteti i Mastrihtit, Holandë tha se ishte e rëndësishme që fëmijët të të hanë perime.
Fëmijët që u shpërblyen hëngrën deri në dy perime më shumë se ata që nuk ishin shpërblyer.
Fëmijët u ndanë në tre grupe, me të parën që u dhanë perime për t'u provuar dhe më pas një shpërblim. Ata në grupin e dytë u dhanë perime dhe pa shpërblim. Dhe grupi i tretë që nuk konsumoi perime.

Dy grupeve të para iu dha mundësia të provonin një sërë perimesh çdo ditë për tre muaj. Njohuritë për perimet dhe gatishmëria për t'i ngrenë ato u mat në fillim dhe në fund të studimit.
Perime ishin: domatja, marulja, kastraveci, karota, speci, qepa, brokoli, bizelet, lulelakra, kërpudhat, bishtaja, çikorja, kungulli dhe aspargu.

Përpara studimit, fëmijët në grupin e kontrollit mund të hanin rreth tetë perime, por kjo u rrit në rreth 10 më pas.
Hulumtimi zbuloi se njohuritë e perimeve tek të vegjlit u rritën në të dy grupet e para. Por gatishmëria për të provuar perimet u rrit ndjeshëm vetëm në ato që morën një shpërblim.
“Duke ofruar rregullisht perime për të vegjlit në qendrat e kujdesit ditor, rrit ndjeshëm aftësinë e tyre për të njohur perime të ndryshme”, tha Belkom.
Ajo shtoi se shpërblimi që marrin fëmijët duhet të jetë objekt dhe jo ushqim tjetër.
Obeziteti i fëmijërisë është problem në rritje kudo në botë. Kështu prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për këshillat e ekspertëve.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë