Keshilla

Stresi gjatë punës nga shtëpia dhe kujdesi ndaj tij

Puna nga shtëpia nuk ju bën më pak të ndjeshëm ndaj stresit, në fakt, falë faktorëve shtesë si largimi nga kolegët, çështjet e komunikimit dhe keqkuptimet që ndodhin kur nuk je në punë fizikisht, ne mund të jemi më të rrezikuar se kurrë para.
Për disa, shtatori mund të shënojë kthimin e tyre në zyrë, për të tjerët, puna nga shtëpia do të vazhdojë të jetë realiteti për ca kohë dhe për shkak të kësaj, është e rëndësishme që të dimë të menaxhojmë nivelet e stresit.
Mund të duket më mirë kur mendon se nuk do të jetë nevoja të shkosh në punë apo të mos shqetësohesh për ambientin mbytës që krijohet ndonjëherë por në të vërtetë, kjo nuk është aspak pozitive pasi puna nga shtëpia ka faktorë që ne nuk jemi përballur më para dhe e panjohura sjell stres.
Shtojini kësaj faktin se, pavarësisht nga gjithçka që po ndodh në botë, presioni për të qenë produktiv është më i fortë se kurrë.

Imazh ilustrues

"Këto mund të çojnë në lodhje dhe stres, aspak dëshirë për tu përfshirë si dhe vështirësi në përqendrim duke llogaritur dhe faktin se në shtëpi mund të ketë fëmijë që luajnë apo dikush që bën zhurmë." thotë psikologe Sarah Brewer dhe autore e librit "Largo stresin'.
Sipas Brewer, mënyra më e mirë për të shmangur stresin gjatë izolimit është të bindni veten për gjëra pozitive si përshembull, në vend që të mendoni se jeni të mbyllur në shtëpi, mendoni se në këtë mënyrë jeni të sigurt.
Është gjithashtu e rëndësishme të pushoni pasi mbaroni punë edhe pse jeni me idenë se 'jam në shtëpi, nuk jam lodhur' dhe krijoni një ndarje midis orëve tuaja të punës dhe orëve 'të jetesës'.
"Është e vështirë të ndihesh sikur ishe në punë 8 orë kur në fakt keni qenë në shtëpi. Prandaj duhet të dini se mbasi mbaroni punë duhet të bëni gjërat që keni bërë kur ktheheshit nga zyra." tha Brewer.

Burimi: Stylist. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë