Para

Strehimi social – Kush mbështetet me qira dhe si llogaritet përfitimi

Qeveria miraton kriteret për përfitimin e subvencionit të strehimit social për individët dhe familjet, që gëzojnë përparësi në përfitimin e këtij programi strehimi. Në vendimin e fundit të saj, qeveria ka përcaktuar edhe mënyrën e llogaritjes së subvencionimit të qirasë në tregun e lirë.

Përparësi në subvencionimin e qirasë, sipas sistemit të pikëzimit, kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë: çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit:

a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
b) kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: i fatkeqësive natyrore; i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë;
c) familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.

Sipas ligjit në fuqi të 2018-ës, mbi të cilin mbështet vendimi i qeverisë, përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si “punëtor emigrant” dhe/ose “azilkërkues”.

Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë:
a) individët me statusin e jetimit;
b) personat me aftësi të kufizuara;
c) të moshuarit;
ç) invalidët e punës;
d) familjet e policëve të rënë në detyrë;
dh) emigrantët e rikthyer;
e) punëtori emigrant;
ë) azilkërkuesit;
f) familjet e komunitetit rom;
g) familjet e komunitetit egjiptian;
gj) viktimat e dhunës në familje;
h) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
i) prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
j) individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura
k) të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;
l) vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;
ll) familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private
Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pesha e pikëve që njësia e vetëqeverisjes vendore u ngarkon kategorive varet nga përqindja që zë secila kategori ndaj totalit, bazuar në numrin e përgjithshëm të aplikimeve të këtyre kategorive. Ministria përgjegjëse për strehimin përcakton kategoritë që gëzojnë përparësi për përfitimin e subvencionimit të qirasë, kur financon ose bashkëfinancon nga buxheti i shtetit.

Përparësitë përcaktohen çdo vit, bazuar në prioritetet e programeve qeveritare.

Që një familje/individ të përfitojë subvencionimin e qirasë duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në njërin prej rasteve të mësipërme, dhe të mos ketë të ardhura më të larta se ato të përcaktuara në ligj. Njësia e vetëqeverisjes vendore përcakton vlerën konkrete të subvencionimit të qirasë për banesat në pronësi të pronarit social në tregun e lirë, bazuar në: a) vlerën mesatare të qirasë në tregun e lirë, e cila vlerësohet sipas zonave të ndryshme urbane e rurale të një njësie të vetëqeverisjes vendore; b) të ardhurat familjare, sipas kategorizimit të ligjit në fuqi; c) aftësinë e familjes për të përballuar pagesat mujore të qirasë, sipas përcaktimeve të ligjit në fuqi. Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/familje llogaritet si diferenca ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit. Qiraja reale nuk mund të jetë më e lartë se qiraja mesatare. Masa e subvencionimit të qirasë është: a) e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura, b) e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes, në përputhje me kategorizimin e parashikuar të ligjit në fuqi.

Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të tjera të ligjshme për individët/familjet që përfitojnë prej tyre; c) e barabartë me zero, kur një familje me të ardhura mujore mesatare shpenzon më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Ministria përgjegjëse për strehimin, mbështetur në kërkesat e njësive të vetëqeverisjes vendore, garanton fondet buxhetore vjetore për subvencionimin e qirasë për banesat e pronarëve socialë në tregun e lirë.

Formula e përgjithshme e llogaritjes së vlerës së subvencionimit të qirasë është:

S ë Qr-A x Ap ku Qr</ë Qma) S: është vlera e subvencionit;
A: janë të ardhurat e familjes
Ap: është aftësia përballuese e familjes, sipas ligjit në fuqi
Qm: është vlera mesatare e qirave të banesave në tregun e lirë
Qr: është qiraja reale e përcaktuar. Vlera e subvencionimit të qirasë në tregun e lirë për një njësi të caktuar të qeverisjes vendore luhatet nga 0 deri në 100%, në varësi të të rdhurave të familjes. Për një vlerë qiraje Qr, vlerat maksimale dhe minimale të subvencionimit të strehimit, në varësi të të ardhurave të familjes, llogariten sipas formulës së mësipërme.

Shembull 1: Në zonën X të bashkisë Y: -Qmes -niveli mesatar i qirasë është 25,000 lekë në muaj për një apartament me strukturë 2+1; -Ames -Niveli i të ardhurave mesatare sipas pikës 45 të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018 është 75,000 lekë në muaj.
Familja A. B.: -Përbërja familjare – 4 persona; - Të ardhura familjare – 60,000 lekë/muaj;-Përfiton një apartament 2+1. Sipas tabelës së mësipërme, familja përfshihet në grupin e dytë, me të ardhura të ulëta. Sipas nenit 3 të ligjit 22/2018, kjo familje, e cilësuar me të ardhura të ulëta, mund të paguajë vetëm 20% të të ardhurave familjare për qiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë