Drejtësia

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit për ‘sterilizimin’. Ish-zv.ministri shfaqet i qeshur

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi këtë të premte masat e sigurisë për 8 të arrestuarit e akuzuar për aferën e koncesionit të sterilizimit.

Të pandehurit akuzohen për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Sipas burimeve, gjatë zhvillimit të seancës ka pasur shumë debate, ku janë relatuar një sërë provash dhe faktesh.

Prokurori Edvin Kondili kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Mes tetë personave të akuzuar, janë edhe ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizmit, Ilir Rrapaj, ndaj të cilëve është dhënë masa arrest me burg.

Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin me vlerë 100 milionë euro.

Me përjashtim të Ilir Rrapaj që akuzohet për mashtrim, ndaj të tjerëve rëndon akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Hetimi për koncesionin e sterizlimit nisi në vitin 2020.

Ishte padia e parë e depozituar menjëherë pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Tenderi i sterlizimit i kushton buxhetit të shtetit mesatarisht 13 milionë euro në vit.

Prokurori i kësaj çështjeje mësohet se i ka dërguar kërkesat për masa në gjykatë në muajin qershor, por zbatimi i tyre është bërë vetëm pas lokalizimit të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili është ndaluar në Dhërmi ku ndodhej me pushime

Masat:

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë