Ngre siparin ditën e enjte edhe Europa League në fazën e grupve, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në kontinentin europian. I konsideruar si “trofeu i vogël” europian për klube, këtë sezon duket se ka marrë një tjetër rëndësi. Mjafton të përmendim disa emra skuadrash pjesëmarrëse, si Milan, Arsenal, Chelsea, Lazio apo Bayer Leverkusen për të kuptuar se sa i fortë do do të jetë ky kompeticion, për të mos përmendur faktin që në fazën e 1/8, këtyre ekipeve do iu bashkohen edhe skuadrat e treta të Champions League.
Ndeshjet janë të ndara në dy fasha oraresh, ku 12 do të luhen në orarin 18:55 dhe 12 sfidat e tjera do të luhen në orën 21:00. Emocione dhe spektakël pritet të ketë në ndeshjet e të dyja orareve, pasi ato janë ndarë në një formë të tillë që të ndiqen nga të gjithë tifozët. Disa nga sfidat më të forta që do mund të ndiqen në ora 18:55 është Genk kundër Malmo në Blegjikë, Marseille vs Eintracht, por edhe Lazio që pret në “Olimpico” qipritotët e Apollon. Interesante do të jetë rikthimi i Chelsea në Ligën e Europës, por edhe sfida Villarreal – Rangers, ku më shumë gjasa për disa minuta do të shohim në fushë sulmuesin shqiptar Eros Grezda.
Sakaq në mbrëmje të gjithë tifozët e Milan do të shikojnë rikthimin e kuqezinjve që edhe këtë sezon nuk ia dolën të shkojnë në Champions. Skuadra e Gatuzos do të presë në “San Siro” modestët e Dudelange, që në rrugën e tyre për të shkuar në grupet e këtij kompeticioni, eliminuan skuadrën shqiptare Drita e Gjilanit. Por edhe ndeshja Arsenal me ukrainasit e Vorskla Portava pritet me shumë interes për të parë se si do të reagojë skuadra e Emery, pasi në kampionat nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Por interesante ka për të qenë edhe sfida mes Leipzig dhe Salzburg, dy skuadra që kanë pronar të njëjtë, kompaninë Red Bull.

Këto janë gjitha përballjet e Europa League për mbërmjen e kësaj të enjte:
Akhisar Genclik Spor vs Krasnodar
Besiktas vs Sarpsborg 08
Dyn. Kyiv vs FC Astana
Genk vs Malmo FF
Lazio vs Apollon
Marseille vs Eintracht Frankfurt
MOL Vidi vs BATE
PAOK vs Chelsea
Rapid Vienna vs Spartak Moscoë
Rennes vs Jablonec
Sevilla vs Standard Liege
Villarreal vs Rangers
AEK Larnaca vs Zurich
Arsenal vs Vorskla Poltava
Celtic vs Rosenborg
D. Zagreb vs Fenerbahce
Dudelange vs AC Milan
FC Copenhagen vs Zenit Petersburg
Ludogorets vs Bayer Leverkusen
Olympiakos Piraeus vs Betis
RB Leipzig vs Salzburg
Slavia Prague vs Bordeaux
Sporting vs Qarabag
Trnava vs Anderlecht
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.