Biznes

Starbucks për herë të parë në Itali, vështirë konkurrenca me ekspresin tradicional

Bloomberg-Vendi që na dhuroi ekspresin a do të përqafojë kompaninë që na dha madhërinë e tij Frappuçinon?

Starbucks debuton për herë të parë në Itali duke çelur dyert të premten e 7 shtatorit. Banorët e Milanos, qyteti, bar kafetë e të cilit frymëzuan vizionin e Howard Schultz për zinxhirin e bareve dekada më parë, e kanë përshëndetur lajmin me ngritje supesh.

Starbucks Milano, Itali

"E kam shijuar kafenë Starbucks dhe absolutisht i qëndroj besnike kafesë italiane," tha një qytetare nga Milano, Giulia Brighenti ndërkohë që po rrufiste gllënkën e fundit të ekspresit të saj në një bar, jo shumë larg Starbucks pranë DUOMO-s.

https://www.youtube.com/watch?v=m0JT7GZos_4

Në Itali, një ekspres në një bar kafe është një ritual i shpejtë mëngjesor ose pas dreke, që gjerbet me shpejtësi më këmbë. Në shumë lagjje, kafenetë praktikisht ti zë syri në çdo qoshe, dhe italianët i sheh pranë baristit të tyre të preferuar.

Starbucks Milano, Itali

Kjo mënyrë të jetuari e italianëve paraqet një sfidë për Starbucks, që shpreson se njerëzit do të qëndrojnë në orët e vona për të konsumuar pije më të shtrenjta.

Kompania ka më shumë se 28,000 pika në mbarë botën, por vendndodhja e njohur e Milanos është vetëm pastiçeria e saj e tretë. Të tjerat janë në Seattle, ku kompania ka selinë, dhe Shangai.

Hapja e Starbucks Milano

Ish zyra postare në afërsi të Duomës së Milanos, apo katedralja, ka një kafe të nxehtë me mermer. Pika kryesore është një tullë prej bronzi të lartë prej 6.5 metrash, pjesë e procesit të pjekjes që klientët mund ta shikojnë. Dhe jo, nuk ka Frappuçinos në menu.

Kompania gjithashtu shpreson që pjesa e dyqanit që shërben kokteile të jetë tërheqëse. Shumë nga ata që punojnë në Milano, kryeqytetin e modës, ushqejnë traditën e miqve apo kolegëve të tyre për të shijuar shpesh në kafene, një "aperitivo" ose kokteil para darkës.

Kompania "nuk ka ardhur në Itali t’u japë leskione njerëzve rreth kafesë. Ky është vendi ku kafeja ka lindur,"u shpreh shefi i zyrës së dizainit të Starbucks Liz Muller. Në vend të kësaj, Starbucks "dëshironte të sillte një eksperiencë të cilësisë së lartë që është e ndryshme me atë çafrë njerëzit janë mësuar të bëjnë në Itali."

Kjo formulë përfshin "shumë teknika të ndryshme të pirjes së birrave dhe një hapësirë ku duam që ju të qëndroni më gjatë për tu relaksuar dhe gëzuar."

Italia është Starbucksi i  78 në tregun global, dhe hapja në Milano vjen 20 vite pasi Starbucks hapi dyqanin e tij të parë në Europë, në Londër. Kompania e ka përshkruar pikën e Milanos si "bizhuteria e kurorës së gjurmëve të dyqaneve të saj Starbucks në botë " dhe tha se po planifikon të rrisë numrin e kafeneve në Milano po këtë vit.

Ashtu si Brighenti, rezidentët e tjerë në Milano që pinë më shumë ekspres tradicional në kafenetë e lagjes ishin skeptikë. "Mendoj se kafeja italiane është më e mira," tha Gianluigi Manusardi. "Unë gjithashtu preferoj atë edhe kur shkoj jashtë."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë