Analize

Stambolli sërish në zgjedhje, shkëlqimi apo rënia e Erdoganit?

Qytetarët e Stambollit po votojnë për të dytën herë në zgjedhjet lokale, të cilat janë kthyer tanimë në një votëbesim për udhëheqjen e Recep Tayyip Erdoganit. Fillimisht garën për kryebashkiakun e Stambollit e kishte fituar kandidati opozitar, por rezultati u anulua pasi presidenti turk, pretendoi se kishte pasur parregullsi gjatë votimeve.

Kandidati opozitar, Ekrem Imamoglu kishte fituar zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, duke i dhënë një goditje të fortë partisë së Erdoganit. Më pas, presidenti turk kundërshtii rezultatin duke thëne se “kishte pasur parregullsi dhe korrupsion” dhe kërkoi ripërsëritje të tyre.

Bordi i Lartë për Zgjedhje më 6 maj shpalli të pavlefshme zgjedhjet e majit dhe vendosi për rivotim.

Kundërkandidati i Imamoglut për Stamboll është Binali Yildirim, i cili konsiderohet si aleati me besnik i Erdoganit. Edhe pse Erdogan nuk merr pjesë drejtpërdrejtë në këto zgjedhje, analistët vlerësojnë se nëse kandidati i tij do të pësojë disfatën e dytë në Stamboll, kjo do të jetë një goditje e rëndë për presidentin. Vendvotimet janë hapur në orën 8:00 pritet të mbyllen në orën 17:00.

Vendimi për anulimin e zgjedhjeve të Stambollit nuk ishte një surprizë as për Abdyllahun ekspertët. Për më shumë se një muaj shtypi turk, i cili është pothuajse tërësisht i kontrolluar nga Erdogan, ishte mbushur me pretendime të rreme për parregullsi dhe presion gjatë votimit. Sigurisht kjo nuk është hera e parë që AKP-ja do të kontestonte rezultatet zgjedhore, por për ekspertët në Turqi është vetëvrasja më e madhe politike e Erdoganit.

Në referendumin për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2017, i cili zëvendësoi sistemin parlamentar me atë presidencial, Erdogan arriti fitoren në momentin e fundit nëpërmjet mbushjes së kutie të votimit. Por sipas ekspertëve ka diçka ndryshe në këtë ndërhyrje. Krahasuar me viti 2017, Erdoganit iu desh më shumë se një muaj presion për të përmbysur këto zgjedhje legjitime.

Analistët janë të bindur se Erdogani po bën gabimin strategjik duke e futur veten sërish në zgjedhje lokale, pasi ishte vetë ai që i shndërroi në një votëbesim të dytë në udhëheqjen e tij.

Gjatë zgjedhjeve lokale të gjitha rrugët u mbushën me fotografitë e Erdoganit dhe pothuajse të gjitha fjalimet e tij, në të cilat ai i cilësonte kundërshtarët politikë tradhtarë, u transmetuan drejtpërdrejt në televizion, ndërkohë që opozita u injorua plotësisht nga mediat kombëtare.

Rezultatet u kthyen kështu në një fatkeqësi personale për Erdoganin, pasi partia e tij humbi disa nga bashkitë më të rëndësishme të vendit, përfshirë Ankaranë, Adanan, Mersinin dhe Izmir.

Ekrem Imamolgu

Tanimë Erdogan rrezikon një kundërpërgjigje të jashtëzakonshme nga një elektorat që e konsideron anulimin e zgjedhjeve si të padrejtë dhe mund të përballet me një humbje tjetër poshtëruese. Pra, pse po e ndërmerr presidenti një rrezik të tillë?

Së pari, Stambolli nuk është thjesht qyteti më i madh, i Turqisë, por është gjithashtu kryeqyteti ekonomik dhe kulturor i vendit. Si i tillë, ai ka shërbyer si “arka e floririt” të partisë së tij. Buxheti bashkiak thuhet se përdoret për të financuar projektet islamike të Erdogani.

Projekte të tjera të mëdha i janë dhënë shpesh pa tendera miqve të Erdoganit, duke bërë që ai të “shtijë në dorë” sektorin privat të Turqisë. “Humbja e Stambollit, pra, do të ishte një goditje e rëndë për presidentin”, thonë analistët.

Së dyti, Stambolli është baza e Erdoganit. Ai e nisi karrierën kur u zgjodh për herë të parë si kryebashkiaku i Stambollit në vitin 1994. Përtej simbolizmit të humbjes së vendlindjes, Erdogan e kupton se një kryebashkiak i suksesshëm nga radhët e opozitës, mund ta sfidojë edhe në presidencë.

Së treti, Erdogan duket se ka filluar ta nuhasë se pas dy dekadash “sundimi”, publiku turk thjesht është lodhur prej tij. Edhe pse është kryeqyteti ekonomik i Turqisë, kriza ekonomike ka ndryshuar fytyrën e Stambollit. Lagjet periferike janë kthyer në geto për shkak të numrit të lartë të banorëve, çmimet janë rritur ndjeshëm, pabarazia ekonomike është e dukshme nga njëra lagje në tjetrën, ndërtimet e panumërta po e kthejnë dalëngadalë në një qytetet të banueshëm ndërkohë që shërbimet publike janë përkeqësuar nga viti në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë