Futboll

Spanja shuan Kroacinë 6-0, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Kombeve

Kur nuk kanë kaluar më shumë se dy muaj, nga mbyllja e Kupës së Botës, nënkampionia është mundur me rezultatin e thellë 6-0. Kroacia është shpërfytyruar totalisht nga Spanja në ndeshjen e vlefshme për Uefa Nations League në Ligën A, grupi 4, ku merr pjesë edhe Anglia. Ishte një ndeshje e çuditshme ajo që u pa në stadio Manuel Martinez Valero të Elche-s në gadishullin iberik.

Spanja e nisi me marsh të lartë ndeshjen që në minutat e para teksa imponohet përballë ekipit nënkampion të Botës, që duket shumë ndryshe nga ai që pamë në Rusi para  dy muajsh. Goli i parë do të vinte shumë shpejt, që në minutën e 24’ dhe ai çon topin në rrjetë është Saul. Pas tij do të dyfishonte shifrat në 2-0, ylli i Real Madrid, Marco Asensio. Në ndihmë të Spanjës për të trefishuar avantazhin në minutën e 35’ do të vinte edhe portieri Kaliniç që kishte lënë në stol titullarin Subasiç.

3-0 mbyllet pjesa e parë dhe të gjithë në 45 minutat e dyta ishin në pritje të reagimit kroat, por që ai nuk erdhi kurrë. Spanjollët nisin festën me Asensio që merr rolin e asisstmenit dhe shërben me radhë tre gola për shokët e tij. Në fillim, sapo nis pjesa e dytë është Rodrigo që shënon golin e katërt, pas tij shënon edhe kapiteni Sergio Ramos. Në minutën e 70’ spanjollët vendosin të ndalin degjenerimin ndaj kroatëve duke shënuar edhe golin e 6-të me anë të Isco dhe më pas kthehen në mbrojtje. Nga ana e Kroacisë nuk u kuptua se çfarë ndodhi në këtë ndeshje, pasi me të gjithë yjet e botërorit në fushë mposht ne këto shifra turpëruese. Në mediet kroate kjo humbje e skuadrës kombëtare është pritur me një lum të madh akuzash dhe kritikash, por shënjestra kryesore e tyre ka qenë tekniku Zlatko Daliç. Nga ana tjetër Spanja me këtë fitore tregon se ajo që ndodhi në botëror, ishte thjesht një incident, pasi iberikët vijojnë dominimin në futbollin botëror.

Sakaq në ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmjen e martë Belgjika ka bërë detyrën, duke fituar në fushën e Islandës në shifrat 0-3, duke u kandiduar si pretendente për të kaluar grupin si vendi i parë. Bosnja ka mundur në shtëpi Austrinë 1-0. Finlanda ka mposhtur 1-0 Estoninë, ndërsa Greqia është mposhtur 2-1 nga Hungaria. Moldavia dhe Bjellorusia janë ndarë në barazim, sakaq Luksemburgu ka fituar 0-3.

Ndërkohë kjo është tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të luajtura ditën e martë:

Islandë 0-3 Belgjikë 

Spanjë 6 – 0 Kroaci                         

Bosnia & Herzegovina 1 – 0 Austri

Finland 1 – 0 Estoni

Hungari 2 – 1 Greqi

Moldovi  0 – 0 Bjellorusi

San Marino 0 – 3 Luxembourg

Si funksionon Liga e Kombeve?

Kompeticioni më i ri që kur u krijua nga Uefa pati paqartësi të mëdha lidhur më mënyrën e funksionimit dhe të shpërndarjes së ndeshjeve. Në bazë të rregullores së përcaktuar nga qeveria europiane e futbollit fituesit e grupeve në çdo ligë do të ndeshen me njëra tjetrën dhe fituesja e ligës pret një biletë për në kampionatin botëror të vitit 2020. Ndërkohë vendet që renditen në vendin e fundit në grup shkojnë në ligë më poshtë, me përjashtim të skuadrave të ligës D që nuk ndryshojnë pozicion.

Ky format i ri i ideuar nga Uefa përveçse është një mundësi e shtuar për të shkuar në kampionatin europian është edhe një ide e Uefa për të eliminuar miqësoret e pavlefshme.

Kjo është tabela e plotë e rezultateve dhe renditjes së skuadrave në të gjitha grupet e ligave të Uefa Nations League:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë