Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur sot punën, ku është prezantuar drejtuesi, prokurori Arben Kraja, i cili u zgjodh me 6 vota nga KLP.
Përpara anëtarëve të SPAK, prokurori Kraja u zotua se ky institucion do të ketë një skuadër të fortë, e cila do e drejtojë me kompetencë.
“Do të bëjmë një skuadër shumë të fortë që do ta drejtojë me plot kompetencë këtë institucion”, tha drejtuesi i SPAK.
I pranishëm në prezantim ishte edhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili theksoi se SPAK do të bëjë një punë intensive në vitin që po vjen.
“Prokurorët e SPAK fillojnë sot detyrën, zoti Kraja është në krye të detyrës dhe të gjithë mund të shkojmë të festojmë të qetë festat, me vetëdijen se fillim viti do të jetë intensiv. Intensiv për të gjithë ne në frontet përkatëse të punës”, theksoi kreu i KLP-së.
Në prezantim po ashtu kanë qenë edhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela si dhe prokurorja Donika Prela.
Arben Kraja u zgjodh dje drejtuesi i Përkohshëm i SPAK, institucioni i ri i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.