Më shumë se një në tre londinezë po konsiderojnë të lënë kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi rrethi i saj financiar fillon të tkurret në prag të pandemisë dhe Brexit.
Rreth 40% e londinezëve, sipas një sondazhi të Adeço & YouGov, i cili ka marrë në pyetje 1000 njerëz që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, thanë se janë të hapur të lënë vendin për të punuar në një vend tjetër europian. Kjo shifër është e krahasueshme me 16% të atyre që u përgjigjën gati tre vite më parë në sondazhin e Grant Thornton se prisnin të linin kryeqytetin në 2018 .
Gjetjet e sondazhit të ri theksojnë shqetësimet që pandemia dhe dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian e bën më pak tërheqëse mjedisin lëvizës të punës.
City of London Corporation, i cili mbikëqyr rrethin financiar, ka lëshuar një raport kërkimor ditën e premte që nënvizon fuqinë e Londrës si qendër financiare dhe planifikon të riformësojë Square Mile në një laborator për fintech dhe financë të qëndrueshme.
Optimizimi i raportit është në contrast me situatën e shkaktuar nga COVID-19 që ka lënë rrugët bosh dhe ka bërë që mirë financier të zhvendosen në qytete si Parisi dhe Frankfurti që prej kur Mbretëria e Bashkuar votoi të linte bllokun europian.
“Edhe me një marrëveshje Brexit dhe vaksinimin e popullsisë gjatë rrugës, nivelet e larta të pasigurisë po bëjnë që të rinjtë veçanërisht të shohin për mundësi jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe Londrës për të gjetur punë,” tha Alex Fleming, president i Northern Europe pranë Adeço. “Nëse biznesi nuk verpon tani për të ktheyr situatën në favor, ata do të humbasin talentet e vlefshme dhe do të rrezikojnë shanset e tyre përë të qenë të suksesshëm, në afatgjatë.”
Hulumtimi sugjeron gjithashtu që Londra përballet me konkurrencën e brendshme gjithashtu, me 63% të punonjësve në fushën e financave që presin një “reverse brain drain” që do të thotë talented londineze apo të qyteteve të tjera të mëdha që kanë mbledhur para dhe përvetësuar njohuri drejtohen në qytete më të vogla apo rajone periferike për shkak të COVID-19. /Bloomberg.com/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.