Shkencë

Sonda kineze zbarkon në Mars, i mbijetoi edhe “7 minutave të terrorit”

Sonda kineze Tianwen-1, e ashtuquajtura “Zot i Zjarrit”, ka prekur sipërfaqen e Marsit. Mediat kineze raportojnë se eksplorimi i parë ndërplanetar i Kinës, ka përfunduar "me sukses" procedurat e uljes, duke vendosur robotin Zhurong "të sigurt" në dunat e Utopia Planitias, raportoi media shtetërore, e CCTV në Xinhua.

Në fakt, u deshën tre muaj përgatitje të kaluara në orbitë rreth planetit të kuq. Pastaj operacionet e uljes: pas rreth 8 minutash nga hyrja në atmosferën marsiane, sonda i mbijetoi të ashtuquajturës "shtatë minuta terror" ose "nëntë minuta të panjohura", në të cilat nuk është e mundur të marrësh sinjale nga Toka në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkak të vonesës natyrore të komunikimeve. Sonda preku sipërfaqen pak pas orës 7:00 sipas kohës lokale (1:00 në Europë).

Suksesi i operacionit, u konfirmua nga Agjencia Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA), ​​sipas së cilës mjetet kanë mbajtur, siç pritej, kontakte me Tokën.

“Rover”-i, i mundësuar nga energjia diellore dhe me peshë 240 kilogramë, ka gjashtë ngarkesa shkencore - duke përfshirë një palë kamera navigimi dhe një tjetër multispektral, një detektor, një radar depërtues, një magnetometër dhe një stacion klimatik - me qëllim për të studiuar topografinë, gjeologjinë, strukturën e tokës, mineralet, llojet e shkëmbinjve dhe atmosferën në zonë.

Sonda Tianwen-1, lejoi Kinën të bëhet kombi i tretë që ka regjistruar një arritje të tillë, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara: ulja në Mars u bë në ditën e 295-të të udhëtimit të saj, pas nisjes përmes një rakete të gjatë Mars-5 nga baza e Wenchang në provincën Hainan, e cila u zhvillua në 23 korrik 2020.

Suksesi i misionit, është në kontrast me raketën që doli jashtë kontrollit dhe më pas përfundoi në Oqeanin Indian, por e cila mbajti botën në ankth.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë