Keshilla

Soda e bukës si një produkt bukurie

Ju mund të gjeni sodë buke në çdo shtëpi në të gjithë botën dhe ka një arsye për këtë! Ndoshta nuk e keni kuptuar ende, por ky përbërës që përdorni për pjekje është gjithashtu një produkt bukurie dhe mund të bëhet pastruesi juaj për të gjitha llojet e sipërfaqeve. Po, soda e bukës është aq e dobishme.
Këtu janë 8 përdorime të veçanta të sodës së bukës:

Kuron aknet

Soda e bukës ka veti të mahnitshme antibakteriale që janë perfekte për lëkurën tuaj. Është një eksfoliator i shkëlqyeshëm, i cili largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke e bërë lëkurën tuaj të butë dhe të pastër. Ajo than puçrrat ekzistuese dhe parandalon shfaqjen e puçrrave të reja. Përzieni një lugë çaji sodë buke me një lugë çaji ujë për të krijuar një pastë. Lyeni sipërfaqet ku ndodhen puçrrat dhe lëreni për disa minuta. Pastani lani fytyrën dhe vendosni krem hidratues.

Rinovon lëkurën

Një përzierje e thjeshtë me lëng portokalli të shtrydhur (dy lugë gjelle) dhe sodë buke (një lugë gjelle) mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj. Kjo maskë rinovuese pastron plotësisht lëkurën tuaj, duke hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë e ndryshme. Ka vitaminë C dhe ekuilibron nivelet e pehashit të lëkurës tuaj. Vendosni pastën si çdo maskë tjetër dhe lëreni për rreth 15 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë dhe aplikojeni disa herë në javë.

Zbardh dhëmbët

Një pastë e thjeshtë e bërë nga soda mund të zbardhë ndjeshëm dhëmbët nëse e aplikoni rregullisht. Bëni një pastë të trashë duke përdorur sodë buke dhe disa pika ujë, duke krijuar një pastë të ngjashme me atë të dhëmbëve. Vendoseni atë në dhëmbët tuaj me një furçë.
Soda mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve kështu që duhet të jeni të kujdesshëm. Lajini vetëm disa herë në javë.

Heq pushin e fytyrës

Imazh ilustrues

Po, soda e bukës mund të ndihmojë edhe me pushin e fytyrës! Merrni një lugë gjelle sodë buke dhe gjysmë filxhani ujë të vluar. Përziejini të dyja, lëreni masën të ftohet pak dhe zhytni një farsoletë në të. Shtrydhni lëngun e tepërt dhe vendosni fashën në zonën e pushit dhe lëreni aty për pak kohë. Bëjeni çdo ditë derisa të vini re një ndryshim. Mos harroni të lyeni lëkurën me krem hidratues pasi dermatologët thonë se soda e bukës mund të thajë lëkurën.

Lëmon këmbët

Soda e bukës përdoret në shumë qendra estetike. Ajo përzihet me kremra të ndryshëm hidratues, ujë të ngrohtë dhe gur shtufi për t'ju bërë masazh këmbëve.
Guri i shtufit përdoret për të hequr qelizat e vdekura dhe mbasi ta bëni këtë disa herë në javë, këmbët do të jenë më të lëmuara dhe buta.

Pastron argjendin dhe sermin

Soda e bukës është e mirë për pastrimin e stolive dhe produkteve që janë argjend apo serm. Përzieni ujë të ngrohtë me sodë buke në një tas të veshur me letër alumini. Fusni bizhuteritë dhe soda bën që ndryshku i tyre të dalë në sipërfaqe.

Heq erën e keqe

Këpucët me erë të keqe mund të jenë stresuese  por ekziston një truk i thjesht që mund ta përdorni në çdo kohë. Soda e bukës zvogëlon të gjitha llojet e erërave të këqija. Mund të vendosni pak sodë buke brenda këpucëve dhe ta lini të rrijë aty për një ditë. Ju gjithashtu mund të krijoni qese të vogla me sodë dhe ti vendosni brenda këpucëve sa herë shkoni në shtëpi dhe i hiqni.

Trajton djegiet nga dielli

Soda e bukës besohet se trajton djegiet nga dielli, kruajtjen e lëkurës dhe acarimin. Ju mund të trajtoni djegiet nga dielli duke bërë dush me një filxhan sodë buke të shtuar në ujë. Sigurohuni që të gjitha zonat e dëmtuara të jenë të mbuluara nga uji. Ju gjithashtu mund të bëni një pastë duke përdorur sodë buke dhe pak ujë, thjesht vendoseni në zonën e djegur nga dielli dhe lëreni të thahet. Shpëlajeni pas 10-15 minutash.
Është gjithmonë e këshillueshme që së pari ta provoni këtë pastë në lëkurë të shëndetshme për të parë nëse është e sigurt për ju që të përdorni sodë.
Burimi: Her Beauty. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë