Biznes

Skuteri elektrik në Londër, pritet ndryshimi i ligjit

Rory Cellan-Jones-Biznesi kalifornian i skuterit elektrik Bird, po lançon një shërbim pilot në Parkun Olimpik të Londrës “Queen Elizabeth”.

Është ilegale për të ngarë skutera të fuqishëm në rrugët publike ose trotuaret në Mbretërinë e Bashkuar, por Bird shpreson të ndryshohet ligji brenda 12 muajve.

Kompania e cila operon në rreth 40 qyetet amerikane, beson se skema e re – në tokë të huaj – do të tregojë dobishmërinë e këtij lloj motori duke shmangur forma e tjera të transportit dhe gjithashtu do të ketë përfitime mjedisore. Skuterat janë të kyçur me një apliakcion dhe do të jenë të disponueshëm nga ora 07:00-21:00.

Më pas ata do të grumbullohen dhe karikohen gjatë natës. Bird thotë që kjo nënkupton se problemet me vjedhjet, vandalizmin – dhe të pirit e orëve të vona të natës – të cilat kanë ndodhur me një skemë të përafërt të biçikletave, do të shmangen.

Kam pasur një tentativë dhe pas një nisje të tmerrshme kam kuptuar se skuteri ishte një udhëtim më i lehtë se sa pritej, edhe pse kthesa ishte  një sfidë.

E ndërsa isha i lumtur mjaftueshëm duke ecur përgjatë një rruge ndanë parkut, nuk jam aq i sigurt se do të më pëlqente të ndaja një nga autostradat e zëna të Londrës me kamionë, makina dhe biçikleta dhe as nuk dyshoj fare se ata do të ishin tepër tolerantë për një tufë skuterësh.

Por Birdi Britanik dhe shefi Nordik Richard Corbett thotë që në Paris dhe Amsterdam, ku tashmë po operon, skuterat kanë zënë shpejt një vend në transportin urban të përzier dhe kanë dëshmuar që janë të sigurt.

Kompania kaliforniane shpreson të ndërtojë shpreson të ndërtojë rrugën drejt ndryshimit të ligjit, në mënyrë që të fillojë të tregëtojë në Londër.

Z Corbett duket i sigurt që rregullatorët dhe ligjbërësit do të ecin shpejt:"Është një udhëtim që na duhet ta nisim dhe sot është hapi i parë, por kam besim që në 12 muajt e ardhshë ligji do të ketë ndryshuar."

Kjo tingëllon shumë optimiste. Duke u ngatërruar me Uberin dhe "lëvizjen e shpejtë dhe shkëputjen e gjërave filozofike", rregullatorët e Londrës ka gjasa të jenë të kujdesshëm në lidhje me këtë firmë të fundit teknologjike amerikane të paduruar.

Pastaj është çështja e modelit të biznesit.

Përdoruesit do të paguajnë 1 Paund  (1.30 $) për të çkyçur skuterin e më pas 20p për minutë. Racionalisht do të jetë e lirë për distanca të shkurtra në Parkun Olimpik, megjithëse më i kushtueshëm se sa mjeti që i çonte njerëzit në stacionin Stratford.

Nëse skuteri elektrik do të miratohet që të veprojë në Londër, përdoruesit mund t'i pengojë pagesa 5 paund për 20 minuta drejtim.

Megjithatë, Bird mund ta përballojë edhe për ca shpenzimin e parave. Këtë verë mblodhi 2mld $.

Ndoshta është e ardhmja e transportit të shkurtër - ose ndoshta kapitalistët sipërmarrës të Silicon Valley kanë humbur kontaktin me realitetin se si njerëzit e zakonshëm lëvizin nëpër qytete.

*Burimi:BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë