Komuna e Ulqinit njoftoi pak ditë më parë planin e saj për të ngritur në këtë qytet me shumicë shqiptare monumentin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Plani u mirëprit nga shqiptarët dhe serbët që jetojnë në Mal të Zi, por për arsye krejt të kundërta.
“Mirëpresim nismën e ngritjes së monumentit të Skënderbeut në Ulqin, sepse ai ishre një hero i madh serb”, deklaroi Fronti Demokratik Malazez, një grupim partishë politike të djathta në opozitë, që përfaqësojnë minoritetin serb në Malin e Zi.
Deklarata është kundërshtuar nga partitë politike shqiptare, që kanë reaguar duke e akuzuar Frontin Demokratik për përvetësim të pabazuar në dokumenta shkencore të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.
“Skënderbeu serb është një mit i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, jo vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët e duan atë dhe veç tij edhe Nënë Terezën dhe të tjera figura të njohura shqiptare”, thotë për gazetën Vijesti Nik Gjeloshaj, nga partia Alternativa Shqiptare.
Organizata dhe studiues serbë ndër vite kanë mbështetur dhe ushqyer teorinë e origjinës serbe të Skënderbeut. Në “provat” që paraqesin në publik, studiuesit serbë pretendojnë se emri i Skënderbeut nuk ishte Gjergj, por Gjuragj, një emër i përhapur sllav i asaj periudhe.
Komuna e Ulqinit njoftoi se monumenti do të financohet nga kontributet vullnetare të diasporës, ndërkohë që projekti fillestar është gati dhe është siguruar leja për vendndodhjen e tij nga Ministria e Kulturës.
Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ngjall debat në Mal të Zi. Në muajin prill një nismë e ngjashme për vendosjen e një monumenti të Heroit tonë Kombëtar në Tuz shkaktoi thuajse të njëjtat reagime.
Shqiptarët në Mal të Zi i kanë ndërmarrë këto nisma në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, që përkon me 550-vjetorin e lindjes së tij. Por, organizata proserbe dhe disa historianë vendorë e interpretojnë vendosjen e monumentit të tij si “markim i një territori shqiptar brenda Malit të Zi”.
Monumente të Skënderbeut, vecc Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë gjen edhe në Bruksel, Romë e deri në Miccigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.