Mendim

Skandali seksual që mund të rrëzojë Papën

“Një njeri i matur i besueshëm dhe serioz.”  Kështu e përshkruajnë të njohurit Carlo Maria Viganon, kryepeshkopin italian që shërbeu si ambasadori i Vatikanit në Shtetet e Bashkuara nga viti 2011 deri në 2016. Emri i tij ka pushtuar mediat perëndimore pasi kërkoi publikisht dorëheqjen e Papa Françeskut, duke a akuzuar atin e shenjtë se kishte marrë në mbrojtje dijeni kryepeshkopin amerikan Theodore McCarrick, pavarësisht përfshirjes së tij në një sërë skandalesh seksuale. Kërkesa e shprehur në dokumentin prej 11 faqesh, erdhi si një shuplakë e fuqishme për hierarkinë katolike dhe përpjekjet e tyre për të varrosur të vërtetën rreth McCarrick. Në një deklaratë  për gazetarët të dielën, Papa Françesku nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte akuzat, por u kërkoi atyre "ta lexonin me kujdes dokumentin dhe ta gjykonin vetë të vërtetën". Marco Tosatti, një gazetar italian, tha se ndihmoi Viganò, të shkruante letrën, duke theksuar se prelati vendosi të bënte publike akuzat që të "pastronte kishën dhe ndërgjegjen e tij.”

"Lufta brenda Vatikanit ka filluar kohë më parë- tha ai- Ajo që është e re është shkalla e pakënaqësisë ndaj kishës katolike”.

Kryepiskopi Carlo Maria Vigano 

Në letër, Vigano shprehej se Papa Benedikti XVI mori masa ndaj McCarrick në vitin 2009, duke urdhëruar që ai të tërhiqej për një kohë të gjatë, por Papa Francesku zgjodhi ta  mbulonte, duke e ngritur në detyre si këshilltarin e besuar. Vigano gjithashtu identifikon me emra kardinalët dhe arqipeshkët e SHBA që ishin të informuar për çështjen McCarrick, duke zbuluar të dhëna shokuese për zyrtarë të Selisë së Shenjtë.

Letra erdhi një ditë pasi Françesku kërkoi falje pas raporteve se 1,000 fëmijë ishin abuzuar seksualisht për dekada të tëra nga priftërinjtë në Pensilvani. Akuzat e Viganòs, së bashku me raportin e Pensilvanisë, kanë çuar në një krizë besimi në kishën Amerikane, duke bërë që të shpërthejnë një sërë thirrjesh që të gjithë kryepeshkopët amerikanë të japin dorëheqjen.  Disa anëtarë të rangut të lartë të Vatikanit, që përmenden në letrën e Viganòs kanë mohuar pretendimet se ishin në dijeni të akteve të McCarrick. Por në letrën e publikuar nga Regjistrimi Katolik Kombëtar, Viganò pretendon se ndërsa sjellja e McCarrick ndaj të miturve diskutohej shpesh herë në Vatikan.

Nëse është e vërtetë, letra përfaqëson një nga zbulimet më tronditëse që dalin në dritë nga Vatikani. Akuzat se Papa Françesku ishte përpjekur të mbulonte McCarrick shënojnë herën e parë që një papë është implikohet drejtpërdrejt në një skandal seksuale.

Theodore McCarrick,

Viganò shkruan se i kishte rrëfyer personalisht Papa Françeskut për akuzat ndaj McCarrick, “Megjithatë-shkruan ai- Françesku hoqi sanksionet ndaj McCarrick, duke e lejuar atë të mbetej një figurë me ndikim në kishën katolike amerikane.” McCarrick mori pjesë në një panel mbi marrëdhëniet SHBA-Kubë, dhe ishte gjithashtu pjesë e jurisë për zgjedhjen e peshkopëve të tjerë të nivelit të lartë në SHBA, përfshirë edhe zgjedhjen e kryepeshkopit aktual të Uashingtonit. Vignano sugjeron që shumë nga këto emërime, ishin shpërblime t të dhëna nga McCarrick në këmbim të heshtjes.

"Papa Françesku po heq dorë nga mandati i shenjtë për të mbrojtur vëllezërit. Por me veprimin e tij ai i ka çuar në rrugë të gabuar dhe ka inkurajuar ujqërit të vazhdojnë t'i hanë delet e kopesë së Krishtit”, shkruan Vignano.

Viganò ka qenë prej kohësh i përfshirë në konfliktin e brendshëm të kishës duke u shprehur se rrjetet homoseksuale të pranishme në Kishë duhet të zhduken. Sipas Massimo Faggioli, një profesor në Universitetin Villanovas, katolikët konservatorë mund t’i përdorin zhvillimet e fundit dhe skandalin e abuzimeve seksual si mundësi për të reformuar Kishën dhe për të filluar një revolucion kundër vetë Vatikanit.

Burimet: "Nbc News", "BBC"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë