Ne rrjet

Skandali në Greqi / Një komunë me 6 mijë banorë lëshon 40 mijë certifikata false vaksinimi

Një skandal i madh ka tronditur Greqinë, e cila po bën të pamundurën të rrisë ritmin e vaksinimit, pas zbulimit se një mjek ka dhënë rreth 35 mijë pasaporta false vaksinimi.

Në komunën e Palamas në Karditsa, jetojnë vetëm 6 mijë banorë, por janë lëshuar mbi 40 mijë certifikata vaksinimi. Skema sipas mediave greke, udhëhiqej nga një nga mjekët e zonë, i cili dyshohet se kishte të paktën një infermiere bashkëpunëtore, nga e cila kishte marrë kodet për të hyrë në sistem dhe për të hedhur vaksinimet e rreme, në këmbim të parave.

Sipas televizionit grek “SKAI”,  pasaportat e vaksinimit duket se u janë dhënë qytetarëve nga e gjithë Greqia Veriore. Të paktën 47 të vaksinuar në gusht dhe thuhet se janë vaksinuar “virtualisht”. Sidoqoftë, numri i vaksnimeve të rreme gjatë verës mund të ketë qënë shumë më i lartë.

Deri më tani, infermierja është vënë nën arrest dhe mësohet se konfirmoi dhënien e certifikatave të rreme të vaksinimit. Policia po heton transfertat bankare në mënyrë që të gjejë llogaritë bankare të atyre që kanë “blerë” certifikata vaksinimi.

Nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave penale kundër atyre që janë vaksinuar, të cilët, sipas dëshmive të para kanë qënë të gjithë kundër vaksinimit, por nuk donin të përballeshin me kufizimet që ka vendosur vendi fqinj për të pa vaksinuarit, përfshirë edhe pezullimin nga puna për mjeket dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndëshkime të reja, më të rrepta për ata që lëshojnë, bashkëpunojnë ose përdorin certifikata të rreme. Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që mjeku dhe infermierja të ndiqen penalisht me akuzën e përhapjes së koronavirusit.

Ndjekja penale nuk përjashtohet as për personat që morën certifikatat e rreme. Deri më tani, autoritetet greke kanë zbuluar se certifikatat e rreme për ata që u vaksinuan “virtualisht” nuk kishin vulë.

Ministria greke e Shëndetësisë kërkon padi kundër dhjetëra njerëzve që e dinin që kishin certifikatë të rreme dhe qarkullonin duke ditur se mund të infektoheshin me virus, por vendimi përfundimtar do të mbetet në dorën e Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë