Ekonomi

Skandali i Unazës së Re – Mund të humbasim edhe 2 mln euro

SabinaVeizaj - Ndërtimi i një pjese të unazës së re (loti i parë),mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja,është anuluar pas autoritetet mësuan se kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet e përfaqësimit në tender . Çështja është për hetim në prokuroi por përfaqësuesi i kompanisë mashtruese është larguar nga Shqipëria pa arritur të ndalet nga policia.

Për të vënë nderin në vend Autoriteti i Rrugëve ka kërkuar që të tërheq 2 miliardë lekë që ishin vendosur si garanci për kontratën. Kjo është një formë që mbron taksapaguesit shqiptarë nga rastet kur kompanitë nuk i përgjigjen detyrimeve që kanë lidhur me qeverinë.
Sipas kontratës së sigurimit që Bilba x Shpk & DH Albania Shpk ( pretendon se degë e shoqërisë së huaj, duke falsifikuar dokumentet) i kanë derdhur tek kompania e sigurimeve Sigma Interalbanian dhe Sigal Uniqa Goup Vienna, 10 % të vlerës ë projektit, saktësisht 269,574,000 lekë.

Megjithëse nuk është plotësuar afati 15 ditor (sipas kontratës së sigurimit) Autoriteti i Rrugëve këmbëngul për të konfiskuar pikërisht këtë kontratë që vlerësohet rreth 2 milion euro.

Por ndoshta ky është një mision i vështirë që nëse nuk ndodh atëherë do të jetë një tjetër skandal.

Gazeta “Si” pyeti kompanitë e sigurimit, të cilat nuk kanë dhënë një përgjigje nëse paratë do të kthehen apo jo në arkën e shtetit dhe nëse po kur?
Njohës të fushës i thanë gazetës se mundet që kompanitë e sigurimit të nisin një proces gjyqësor ndaj shtetit për mosverifikim paraprak të integritetit të kompanisë fituese të tenderit dhe nëse ato fitojnë gjyqin barra e fajit i mbetet qeverisë dhe për pasojë paratë nuk kthehen.   

Por të shuar hamendësimet Gazeta “Si” pyeti edhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare si institucion i pavarur që mbikëqyr kompanitë e sigurimit.

Ky institucion në emailin dërguar gazetës citon se, “është vënë në dijeni të këkesës sëAutoritetit Rrugor Shqiptar i cili kërkonte konfiskimin e sigurimit të kontratës dhe është takuar me përfaqësues të shoqërive përkatëse të sigurimit.

AMF na është përgjigjur shprehimisht në këtë takim “ka kërkuar të vijohet komunikimi midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Shoqërive të Sigurimit, në përmbushje të detyrimeve kontraktuale sipas kontratës së garancisë” , por nuk na tregoi se çfarë pretendimesh mund të kishin kompanitë e sigurimit. AMF na e bëri më të fortë dyshimin se 2 mld euro garanci edhe mund të mos tërhiqen kur theksonte që “marrëdhëniet kontraktore janë lidhur mbi baza private vullnetare” duke mos sqaruar se çfarë janë në këtë rast marrëdhëniet kontraktore të lidhura mbi baza private kur bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve shqiptarë të derdhura si garanci për një kontratë të falsifikuar e që po hetohet penalisht.

Ajo që të bie në sy në kërkesën për konfiskim të kontratës që Autoriteti i rrugëve iu dërgoi kompanive të sigurimit dhe AMF-së (që ne e disponojmë), mungojnë referencat ligjore që e detyrojnë qartësisht ekzekutimin e kontratës së garancisë por vetëm citohet përmbajtja e kontratës ku thuhet: “Marrim përsipër të transferojmë në llogarinë e Autoritetit Rrugor Shqiptar vlerën e siguruar, brenda 15 ditëve nga kërkesa juaj e thjeshtë dhe e parë me shkrim, pa kërkuar shpjegime, me kusht që kjo kërkesë të përmendëmospërmbushjen e kushteve të kontratës”.

Gazeta “Si” pyeti disa juristë në lidhje me këtë çështje, por edhe ata ndahen në interpretime. Disa shprehen se “kontrata e cila është zgjidhur në një situatë ku njëri prej operatorëve është në ndjekje penale, dhe duhen pritur përgjigjet e organit të drejtësisë dhe është e pavend që ARRSH në këto kushte të pretendojë konfiskimin e sigurimit të kontratës”.   

Kurse disa të tjerë, duke u vënë në dijeni për kërkesën të cilës i mungon mbështetja ligjore, vënë pikëpyetje mbi transparencën e procesit. Ata mendojnë se ka vakum ligjor për rastin në fjalë. Në Kodin Civil dhe Procedurës Civile, Dispozitat e Përgjithshme, Neni 1118 ku thuhet:
“Kur pas lidhjes së kontratës së sigurimit del se i siguruari duke ditur që ka dhënë informata jo të sakta në kërkesën ose dokumentet e paraqitura prej tij dhe në bazë tëtë cilave është lidhur kontrata e sigurimit, siguruesi brenda tre muajve nga marrja dijeni ka të drejtë:
a) Të ndryshojë masën e primit të sigurimit, të shumës së sigurimit ose afatin e sigurimit
b) Të zgjidhë kontratën e sigurimit në rast se ka rrethana të tilla, që po ti dinte siguruesi nuk do të kishte lidhur kontratën. Në këtë rast , primet e sigurimit deri në kohën që kërkohet prishja e kontratës, e nëçdo rast primi i sigurimit për tu paguar në vitin e parë të kontratës, nuk i kthehen të siguruarit.

kontratë sigurimi tip

Në qoftëse vërtetohet ngjarja e sigurimit përpara se të fillojë afati i treguar në paragrafin e mësipërm, siguruesi nuk është i detyruar të paguajë shumën e sigurimit.
Kur kontrata e sigurimit është lidhur për më shumë se një person ose sende, ajo mbetet e vlefshme për ata persona ose sende, të cilëve nuk u referohen deklarimet e pasakta apo heshtja.

Nëqoftëse ngjarja e sigurimit vërtetohet përpara se pasaktësitë e informatave ose lënia në harresë e tyre, të njihen nga siguruesi, ose përpara se të jetë deklaruar heqja dorë nga kontrata, shuma e detyruar ulet në proporcion me diferencën mes shumës së caktuar në kontratë dhe asaj që do të ishte zbatuar, në se do të njihej gjendja e vërtetë e fakteve. “
Por siç mund të kuptohet nga renditja e mësipërme e ligjit, pra gjithçka mbetet e hapur dhe në tavolinë mbeten të gjitha opsionet. Në historinë tonë kemi të paktën një rast të ngjashëm kur Rezart Taci përmes kompanisë Anika Enterprises fitoi garën për të blerë kompaninë e rafinimit të naftës Armo, por nuk pagoi garancinë.

Kërkesa për konfiskim të sigurimit të kontratës nga ARSH iu është dërguar kompanive të sigurimit dhe AMF-së më datën 11 dhjetor dhe afati i ekzekutimit përfundon më 26 dhjetor.
Deri atëherë mbetet për tu parë . A do të jetë ky një tjetër dorëzim i shtetit me dëme miliona euro, apo kjo është një skemë që përsëritet që sipërmarrësit ‘mashtrues” të mos paguajnë asnjë herë, sigurisht me bekimin dhe shpërblimin e atyre që kanë bërë ligjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë