Sport

Skandal dopingu në sportet dimërore, pranga për 9 vetë

Skandal në kampionatin nordik të skijimit në Seefeld. Disa orë pas 15 kilometrave të parë, një operacion i gjerë i kryer nga policia dhe prokuroria austriake në bashkëpunim me atë gjermane ka çuar në 9 arrestime dhe 16 të proceduar. Agjentët kanë bastisur studion e Mark Shmid, ish-mjek i Gerolsteiner i përfshirë disa vite më parë në një rast të dopingu. Me të njëjtën akuzë si ajo ndaj Shmid rëndon edhe mbi disa bashkëpunëtorë të tij, që kanë përfunduar në pranga, raporton e përditshmja gjermane 'Ard'. Sipas gazetës gjermane u arrestuan edhe pesë atletë që i përkasin kombëtares së Austrisë, Estonisë dhe Kazakistanit. Ky është operacioni më i madh antidoping në sportet dimërore pas atij të para disa viteve pas olimpiadës së Soçit.

Në mesin e të arrestuarve ishin disa sportistë fitues dhe medalistë në kampionatin botërorë të skive, shkruan “ARD”. Disa prej sportistëve të arrestuar kanë qenë të akuzuar edhe më herët për përdorim të dopingut. Bëhet me dije se një nga sportistët e arrestuar, në momentin që policia ka mbërritur në dhomën e hotelit, ishte duke kryer transfuzion gjaku para garës, duke u arrestuar në flagrancë. Sipas burimeve paraprake flitet se është ranë në gjurmët e një rrjeti kriminal me qendër në Gjermani.

Policia Federale Kriminale Austriake dhe Prokurori Publik i Mynihut pretendojnë se kanë zbuluar një rrjet ndërkombëtar të dopingut. "Njerëzit e përfshirë janë pjesë e një organizate kriminale që është dyshuar fort për kryerjen e praktikave të dopingut të gjakut mbi atletët elitarë nga vende të ndryshme", thuhej në deklaratë. Të akuzuarit do të duhet t'i përgjigjet akuzave për mashtrimi sportiv e tregtar dhe për përdorimin e drogërave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë