Politike

Skadimi i kartave, Çuçi: Askush nuk do mbetet pa votuar

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi ka lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së afatit të kartave të identitetit, kërkesë kjo e zyrtarizuar nga opozita e bashkuar.

“Kemi marrë njoftimin që kërkojnë shtyrjen, po e shikojmë me shumë vëmendje dhe jam në kontakt me kryetarin e KQZ për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje.

Jemi në koordinim të plotë, mund t’i garantoj shqiptarët se askush nuk do të mbetet pa votuar për shkaqe që nuk varet nga to.

Po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe me kompaninë e ALEAT që zgjedhësit të kenë një dokument jo vetëm si detyrim, por edhe si nevojë për të marrë shërbime. Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë, ”- tha Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë