Politike

PS-PD drejt shtyrjes së afatit të kartave të identitetit deri në fund të Prillit

Mazhoranca dhe opozita mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave deri pas zgjedhjeve.

“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, zgjedhjet janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të aprovuara bashkërisht e çdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën e është në interes të zgjedhjeve është absolutisht i mirëseardhur.

Sigurisht që bën sens e patjetër që do trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur që të gjitha palët në proces të ndjehen të barabarta sa i takon rregullave”, tha Rama.

Pak ditë më parë, opozita e bashkuar i dërgoi një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi, ku kërkohej shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri me 30 prill 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë