Futboll

S’ka surpriza në Premier League e La Liga, Inter fiton në ‘frymën’ e fundit

Ashtu siç ishte parashikuar edhe për shkak të kalendarit, ka rezultuar kjo javë në Premier League. Skuadrat pretendente kanë fituar pa shumë probleme, duke koleksionuar tre pikët e radhës, me përjashtim të Manchester United, që duket se kur kthehet në kampionat transformohet për t’u shndërruar në një ekip të zakonshëm.

Skuadra e Hose Mourinho është ndalur në barazim në fushën e saj kundër Volves në shifrat 1-1. “Djajtë” kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën dot të rezistonin deri në fund, duke dalë me një barazim nga kjo ndeshje.

Sakaq Manchester City është rikthyer bindshëm në Premier League duke fituar në shifrat 0-5 përballë Cardif. Edhe Liverpool vijon i qetë në krye të tabelës, duke marrë edhe këtë javë tre pikë shumë të rëndësishme. Skuadra e Klop ka fituar 3-0 përballë Southampton. Një fitore të vuajtur 1-2 ka marrë edhe Totenham, duke lënë pas krahëve kështu humbjen në Ligën e Kampionëve me Inter.

Tabela e rezultateve të ndeshjeve të luajtura ditën e shtunë në Premier League:

Edhe në Serie A, nuk ka pasur surpriza sa i përket rezultateve dhe pretendentët kanë marrë fitore në këtë të shtunë të javës së pestë. Parma ka marrë fitoren e dytë radhazi përballë Cagliari në shifrat 2-0. Fiorentina ka fituar thellë në shtëpinë e saj me Spal me rezultatin 3-0.

Sakaq përballja e mbrëmjes në Serie A, mes Inter dhe Sampdoria ka qenë me plot kuptimin e fjalës spektaklolare. Zikaltërit ka fituar 0-1 në Genoa, por ka vuajtur deri në minutat e fundit për të marrë këtë triumf. Skuadra e Spaletit shënoi tre gola, por dy të parët u anuluan nga sistemi VAR, ndërsa në fillimin e pjesës së dyte Candreva goditi edhe shtyllën. Edhe Sampdoria e gjeti rrugën e rrjetës, por në pozicion jashtë loje. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 7 pikëve pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Tabela e rezultateve të ndeshjeve të luajtura ditën e shtunë në Serie A:

Gjithashtu në La Liga ka qenë një ditë pa surpriza, teksa të dyja skuadrat madrilene kanë fituar. Real Madrid ka mposhtur në shtëpi, Espanjol, me rezultatin minimal, 0-1. Ndërsa, Atletico ka fituar në transfertën delikate të Getafe në shifrat 0-2.

Tabela e rezultateve të ndeshjeve të luajtura ditën e shtunë në La Liga:

Në Gjermani, Bayern nuk ka hasur në vështirësi serioze përballe Schalke duke fituar 0-2. Ndërsa Dortmund është ndalur në barazim  1-1 në transfertën e Hoffenheim. 
Tabela e rezultateve të ndeshjeve të luajtura ditën e shtunë në Bundesliga:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë