Politike

S’ka surpriza, Meta dekreton Qeverinë “Rama 3”

Nuk ka asnjë surprizë. Pas marrjes së njoftimeve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Prokuroria e Posaçme se 16 ministrat e propozuar nga Edi Rama për kabinetin e tij në mandatin e tretë nuk kanë asnjë dosje të hapur, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Qeverinë e re.

Meta ka dekretuar të gjithë kabinetin qeveritar, që pas këtij hapi do të duhet të paraqitet në Kuvend për të marrë votëbesimin së bashku me programin qeverisës 4-vjeçar dhe më pas paraqitja në Presidencë edhe fizikisht për t’u betuar. Ky është hapi përfundimtar që u jep zyrtarisht detyrën ministrave të “Rama 3”.

Dekreti i Presidentit Meta

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;
2) Zoti Arben Ahmetaj - Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3) Zonja Olta Xhaçka - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi - Ministër i Mbrojtjes;
5) Zoti Bledar Çuçi - Ministër i Brendshëm;
6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Zonja Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Zonja Evis Kushi - Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë;
10) Zonja Elva Margariti - Ministër i Kulturës;
11) Zonja Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Zonja Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Zonja Elisa Spiropali - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Zonja Edona Bilali - Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi - Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Zonja Milva Ekonomi - Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë