Vende dhe Udhetime

Situata në Ballkan është përkeqësuar. BE mban mbyllur kufijtë!

Bashkimi Europian ka vendosur t'i mbajë mbyllur kufijtë për Ballkanin Perëndimor, edhe për javët ne vazhdim, për shkak të përkeqësimit të situatës nga Covid-19.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përditësoi të premten të dhënat rekomanduese për hapjen e kufijve ku bie në sy prirja në rritje e rasteve ditore në vendet e rajonit.

Mesatarja e 14 ditëve të fundit është rritur ndjeshëm për vendet e Ballkanit nga 73 raste në 85 dy javët e fundit. Prirja rritëse më shqetësuese është ajo në Mal të Zi nga 123 raste për çdo 100 mijë banorë në 162 raste.

Shqipëria ka numrin më të ulët në rajon, ndërkohë që Mali i Zi ka trendet më shqetësuese.

  • Shqipëria 44 (+5)/100 mijë banorë
  • Serbia 77 (+14)/100 mijë banorë
  • Bosnje e Hercegovina 96 (+24)/100 mijë banorë
  • Maqedoni e Veriut 100 (+6)/100 mijë banorë
  • Kosova 132 (+8)/100 mijë banorë
  • Mali i Zi 162 (+39)/100 mijë banorë

Me këtë mesatare BE-ja do të vazhdojë t’i mbajë mbyllur kufijtë për vendet nga Ballkani Perëndimor.

Brukseli ka rekomanduar që hapja e kufijve të bëhet sipas një rregulli ku nëse vendet do të raportojnë një mesatare më të ulët se ajo e BE-së në 14 ditët e fundit mund të këshillohet hapja e kufijve.

Për sa i përket vendeve në BE, Luksemburgu është ai që raporton mesataren më të lartë për çdo 100 mijë banorë (206 raste) ndërsa Malta e Estonia kanë mesataren më të ulët (1 rast).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë