Vende dhe Udhetime

Një në tre fluturime drejt Italisë do të anulohet!

Nëse keni planifikuar të fluturoni drejt Italisë, bëni mirë të mendoheni dy herë, sepse një në tre fluturime pritet të anulohen për shkak të vështirësisë në mbushjen e aeroplanëve. “Correre della Sera” shkruan se rritja e rasteve në të gjithë Europën rrezikon të shkaktojë një mosmarrëveshje midis pasagjerëve, autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së konsumatorit dhe linjave ajrore.

Sipas “Correre della Sera”, për sa i përket fluturimeve në të gjithë botën, gati 771 mijë do të anulohen në gusht. Duke konsultuar bazën e të dhënave të kompanitë, kompanitë thonë se në korrik kishin 25%  fluturime sesa në qershor, duke parashikuar një rënie prej të paktën 40% të fluturimeve.

Në Itali, do të anulohet një në tre fluturime

Italia dhe vendet europiane kanë të ngjarë të jenë më të prekurat nga anulimi i fluturimeve, pasi një sërë vendesh kanë vendosur karantinë për udhëtarët e huaj.

Në Evropën Perëndimore, fluturimet e planifikuara për në gusht ishin 95.28 milion, por një muaj më vonë më shumë se 30 milion fluturime ishin hequr nga sistemet, duke u ulur në 63.67 milion ,domethënë më shumë 33% më pak.

Correre della Sera shkruan se Italia nuk bën përjashtim. Sipas Autoritetit Italian të Aviacionit Civil, një pjesë e fluturimeve drejt vendeve të Europës por edhe Ballkanit Perëndimor pritet të anulohen nëse situata e koronavirusit rëndohet. Kompanitë italiane ka qenë prej kohësh duke i frikësuar kompanitë që të lejojnë pasagjeret të zgjedhin nëse të zgjedhë një rimbursim ose një kupon që do të përdoret në një kohë tjetër. Por ata që punojnë në linjat ajrore me kosto të ulët shpjegojnë se përkeqësimi i krizës së koronavirusit në disa vende të Ballkanit dhe disa zona të Europës, siç është Spanja dhe Franca mund të bëhet një arsye për të shtyre fluturimet, ose për t’i anuluar.

“Numri i ulët i pasagjerëve do të ndikojë seriozisht në numrin e fluturimeve direke për çdo linjë ajrore," shkruan “Corriere della Sera” . "E gjithë kjo nga ana tjetër shkakton konfuzion dhe zhgënjim për pasagjerët që kanë frikë të humbasin rezervimet. Për sa kohë që transportuesit nuk do të jenë në gjendje të garantojnë qartësi më të madhe për numrin e fluturimeve, kjo situatë ka të ngjarë të jetë një konstante edhe në vjeshtë" .


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë