Biznes

Sipërmarrësja: Biznes i vogël do të thotë të luash me zjarrin çdo ditë

The Guardian- Gjithmonë kam dashur të kem një biznes timin. Më parë punoja për një kompani që importonte mobilje në Britaninë e Madhe, por e urreja. Më pëlqente tek kthehesha në shtëpi pas pune dhe nisja të gatuaja - kjo do të thoshte shumë për mua. Në atë kohë, mësova recetat indiane nga mamaja ime dhe kur miqtë e mi bujtën në shtëpi për ti provuar, thanë se arsyeja që atyre u pëlqente ishte sepse ushqimi indian ishte i pashëndetshëm. Ai ishte fillimi im.

Një menu e vërtetë indiane është shumë e balancuar në krahasim me atë që njerëzit mund të hanë në një restorant, që zakonisht është e përbërë nga shumë karbohidrate dhe mish. Në shtëpinë indiane menuja përbëhet nga proteina – shpesh përfaqësohen nga thjerrëzat dhe fasulet, karbohidrate dhe perime jeshile. Britankët e duan shumë ushqimin  indian, por unë kam vendosur që tu jap njerëzve diçka që është e shëndetshme dhe e shijshme në të njëjtën kohë.

Kam kaluar disa vite në SHBA dhe kur u ktheva, punësova një agjent, dhe së fundi një botues. Tani kam shkruar tetë libra, tri seri televizive, dhe kam prodhuar njëkohësisht salca dhe mustardë për supermarketet e rrjetit Spice Tailor.

Mu deshën disa vite që të publikoja botimin e parë të kuzhinës. Unë mendoj se isha mjaft naive në lidhje me dijen se sa e vështirë është të bësh gjërat. Shkova në bibliotekë, gjeta emrat e botuesve të librave të guzhinës dhe u shkrova atyre. U refuzova nga të gjithë.

Anjum Anand

Kishte shumë "Kush je ti?" dhe "A ke një restorant?".  Kështu fillova të punoja në restorante dhe kafene, kudo ku mund të bëja një punë dhe mësova aq shumë!

Burri im është gjithashtu një sipërmarrës dhe në vitin 2011 ai u bë partneri im i biznesit. Unë merrem me anën krijuese - ushqimin, PR dhe paketimin – kurse ai merret me financat dhe menaxhon fabrikat.

Me kalimin e kohës ne kemi angazhuar njerëz për të na ndihmuar, por puna vazhdon edhe në shtëpi. Ne me të vërtetë nuk mbarojmë së foluri për punën, por është një udhëtim i tillë emocionues për të cilin ne duam të flasim gjithmonë për atë që po bëjmë më pas dhe është e mrekullueshme. Katër vjet më parë kemi filluar shitjet në Australi, dhe vitin e kaluar kemi hyrë edhe në Kanada.

Secili prej jush duhet të përqëndrohet në atë që po sjellë në tryezë dhe t'i besoni tjetrit për të bërë më të mirën. Në fillim, për shkak se kisha një diplomë biznesi, ndonjëherë sugjeroja që t'i bënim gjërat ndryshe. Ne morëm një drejtues jo-ekzekutiv, i cili rezultoi të ishte si këshilltar martesash për ne- nëse nuk ishim të sigurt për hapat e ardhshëm ose nuk pajtoheshi për diçka, ne do t'i drejtoheshim atij për mendimet dhe përvojën e tij. Ne zgjidhnim diçka midis nesh.

Ne jemi një biznes shumë i vogël dhe jemi relativisht të rinj. Ka gjithmonë sfida - asgjë nuk është e drejtpërdrejtë apo e lehtë. Ne jemi duke prodhuar produkte në Indi, por duke drejtuar gjërat nga Britania e Madhe, dhe kuptova në fillim të procesit që salca që ne nisëm të prodhonim kishte ndryshuar dhe produkti nuk ishte konsistent. Pra, edhe pse kisha njerëz të zotë që punonin, më duhej të krijoja ekipin tim të kontrollit të cilësisë atje. Ne gjithashtu krijuam procese të reja: çdo muaj ne i shijojmë produktet tona dhe përmes Skype në të njëjtën kohë, flasim për to, kështu që të gjithë jemi në të njëjtën linjë.

Indian Food Made Easy - series 2 WARNING - This image may only be used for publicity purposes in connection with the broadcast of the programme as licensed by BBC Worldwide Ltd & must carry the shown copyright legend. It may not be used for any commercial purpose without a license from the rights holder.

Të kesh një histori të vërtetë dhe një pasion të vërtetë është shumë e rëndësishme. Ju duhet të vini nga diku. Sepse unë u rrita në perëndim, por kalova kohë në Indi, mund të shoh se çfarë ofron India për të punuar- e përdor intuitën time dhe pastaj e mbështes me numra. Unë mendoj se njerëzit e kuptojnë se historia ime është e vërtetë. Nëse keni pasion, por nuk keni përvojën që ju duhet, bisedoni me njerëzit, gjeni një mentor, ose merrni një partner biznesi. Shikoni për njerëzit që kanë më shumë përvojë për t'ju ndihmuar nëse jeni duke filluar diçka nga zero.

Në ditët më të vështira, mendoj se mund të kisha bërë diçka tjetër. Në një biznes të vogël ju çdo ditë jeni duke luajtur em zjarrin dhe ne jemi duke konkurruar me njerëz që kanë shumë më shumë përvojë dhe financa të konsoliduara. Por ne jemi duke u zgjeruar dhe ne kemi ngritur fabrikën tonë këtë vit, gjë që është vërtet emocionuese. Kur bën diçka që me të vërtetë dëshiron të bësh, duhet të punosh shumë për të arritur sukses dhe kur udhëheq një biznes, kënaqesh duke e ditur se po e bën këtë vetë. Nuk ka asnjë moment të mërzitshëm. *Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë