Bota

Siçilia i kërkon Kubës të dërgojë mjekë dhe infermierë

Autoritetet në Siçili i kanë kërkuar qeverisë së Kubës që të dërgojë në rajon rreth 60 punonjës shëndetësorë, përfshirë mjekë dhe infermierë, pasi spitalet po luftojnë me mungesën e personelit mjekësor gjatë valës së dytë së pandemisë.

Kërkesa u depozitua këtë javë në ambasadën italiane në Kubë duke kërkuar specialistë të kujdesit intensiv, infermierë, anestezistë, reanimatorë, virologë dhe pneumologë, ka raportuar gazeta italiane la Repubblica.

Më 4 nëntor, Roma e caktoi Siçilinë si një "zonë portokalli", me rrezik të lartë, kryesisht për shkak të mungesës së pajisjeve shëndetësore dhe shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.

Të hënën, qeveria e Italisë kërkoi nga inspektorët shëndetësorë të hetojnë nëse Siçilia u përpoq të shmangte hyrjen në zonën e kuqe duke raportuar se kisha më shumë shtretër të kujdesit intensiv sesa në realitet.

Të martën në ishullin italian pati edhe 48 vdekje të tjera; numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë