Keshilla

Si t’i them djalit që babai i tij do të futet në burg?

Pyetje: Si ta përgatis djalin tim 9-vjeçar se babai i tij do të futet në burg dhe kështu nuk do të ketë mundësi të jetë prezent në takimet e përjavshme. Babai biologjik i fëmijës tim, së fundmi ka aksidentuar një të moshuar dhe gjykata vendosi një dënim më burg për të rreth 3 vjet. Si t’ia shpjegoj djalit tim se çfarë ka ndodhur me babain e tij?

Përgjigje: Fillimisht më lejoni t’u them se më vjen keq që fëmija juaj do përballet me një çështje të tillë. Ne e kemi në natyrë zhgënjimin. Mendjet, trupat dhe zemrat e fëmijëve janë të përgatitur të përjetojnë, zhgënjime, dështime, humbje dhe të jenë të fortë pas çdo gjëje. Por përpos natyrës njerëzore, ka disa fëmijë që janë të ndjeshëm dhe i përjetojnë më shumë sfidat që kanë për të kaluar. Mos mendoni që “trauma” e vetme e fëmijëve është kur nuk konsumojnë biskota, por ata përjetojnë çdo shqetësim që shfaqni ju. Por pavarësisht gjithçkaje, fëmijët kanë vetinë që në çdo rast përshtaten. Ju do të pyesni se si mund të përshtatet një fëmijë me papërgjegjshmërinë e prindit, por kjo është në varësi të edukimit tuaj.

Puna jonë si prindër, po qoftë edhe si të rritur, nuk është që të përpiqemi me sa mundet të fshijmë dhimbjen dhe zhgënjimin, përkundrazi duhet t’i mësojmë çdo herë që në jetë njerëzit bëjnë edhe gabime, për të cilat vuajnë pasojat. Fillimisht tregojini atij të vërtetën, pa asnjë gënjeshtër, pasi asnjë fëmijë 9-vjeçar apo edhe më i rritur, nuk do donte të gënjehej. Më pas fillo ta mësosh se si duhet të pranojë gjëra të caktuara në jetë. Djali juaj e do babain e tij dhe këtë gjë nuk mund ta ndryshojë asgjë dhe askush, kështu që e vetmja gjë që ju mund të bëni është ta mësoni se si të ndajë dashurinë për babain e tij nga inati që ka për veprimet që ai ka kryer.
Gjithashtu, bisedo për këtë çështje me gjyshërit e djalit tuaj, mësuesit, trajnerët dhe një psikolog në mënyrë që t’i krijoni një ambient mbështetës, për të kuptuar se edhe prindërit bëjnë gabime. Fëmijët mund ta përballojnë humbjen dhe zhgënjimin, kur pranë kanë të rritur që i ndriçojnë rrugën dhe i inkurajojnë. Paç fat!

*Meghan punon prej kohësh si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tri vajzave. /The Washington Post/
Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë