Keshilla

Si t’i prezantoni fëmijët me partnerin tuaj?

Nga Jeff Bogle* - Në përgjithësi divorcet janë çështje që zgjasin në kohë. E kjo duke nisur me problemet e martesës që çojnë më pas në divorc. Por ndryshe nga çfarë mendoja historia ime e dashurisë, ndodhi shumë shpejt. Krejt papritur,takova një grua që nuk mendoja se do e njihja ndonjëherë dhe po planifikoja jetën me të. Isha në qiellin e shtatë, po realiteti më ktheu shumë shpejt në tokë. Unë duhet t’i tregoja historinë time të dashurisë dy vajzave të mia në moshën 15 dhe 12 vjeçare. Përgjithësisht ekspertët thonë se duhet që t’i tregoni fëmijëve në moment që krijoni një marrëdhënie me partneren e tyre, por kjo nuk është një mënyrë e duhur. Unë u konsultova me ish-gruan time dhe ramë dakord që nuk do t'i prezantoja para pushimeve. Terry Gaspard, autor i librit “Manualit të Martesës” thotë se ky takim i parë, "duhet të jetë i shkurtër, i rastësishëm dhe në një vend neutral, një kafene apo park". Vajzat e mia i tmerroi ideja që të dilnin në publik, kështu ato vendosën terrenin e tyre. Ne u takuam në shtëpi ku të gjithë ishin komod. Gaspard tregon që këto situata është më lehtë ti shpjegosh fëmijëve kur janë në moshë të madhe.
"Fëmijët mund të përjetojnë lehtësisht trishtim ose refuzim nëse marrëdhënia nuk funksionon, prandaj ide e mirë të prisni të paktën tre muaj për të përcaktuar nëse duhet t;i prezantoni fëmijëve tuaj partnerin”, shpjegon Gaspard.'
Autori i librit shpjegon se fëmijët e vegjël mund të hutohen, zemërohen ose të jenë xhelozë.
"Përdorimi i një gjuhe të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë me fëmijët më të vegjël do të eleminojë konfuzionin dhe do t'u lërë më pak hapësirë atyre që të pyesin ose të tremben. Gjatë gjithë këtij procesi, fëmijët duan të dinë se ata kanë një vend të veçantë në zemrën dhe mendjen tuaj ", thotë Prang Snitbhan, një psikolog i fëmijëve dhe autor i librit “Kindness Cards for Kids”.
Është po aq e rëndësishme të kontrolloni rregullisht me fëmijët tuaj më të vjetër dhe t'i bëni atyre pyetje të hapura nëse e pëlqejnë në partnerin tuaj dhe t'i dëgjoni me vëmendje, ndjenjat që po përjetojnë. Prang na kujton se është e rëndësishme për të gjithë fëmijët, psikologjikisht, t'u jepet mundësia për të tregojnë ndjenjat e tyre. Ndërkohë ekspertët shpjegojnë se ndërsa fëmijët tuaj shikojnë zhvillimin e marrëdhënies tuaj të re, përsëritni vazhdimisht dashurinë tuaj. Ky proces do të bëjë që të jeni të gjithë në rregull dhe të keni një lidhje të fortë me fëmijët tuaj.

*Jeff Bogle është shkrimtar, fotograf dhe kryeredaktor i “Stanchion”, një revistë letrare dhe fotografie. Libri i tij, “100 Pyetje për babanë”, do të botohet këtë verë. Ai jeton në New York dhe është baba i dy vajzave.

*Burimi: The Washington Post/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë