Keshilla

Si t’i ndihmoni fëmijët të menaxhojnë ankthin e t’u rikthehen aktiviteteve

Ndërsa kaluan një vit shkollor të pazakontë dhe të lodhshëm, familjet po shikojnë drejt një vere me ndryshimin e rregullave të pandemisë. Por ka shumë pyetje dhe ankth gjatë këtij tranzicioni, thonë psikologët.
"Ne po shohim shumë vështirësi ndërsa përpiqemi t'i kthejmë fëmijët në normalitet. Ndryshimi i rregullave rreth mbajtjes së maskave dhe distancimit shoqëror po krijon konfuzion dhe nxitje të frikës tek disa fëmijë", thotë Eli R. Lebowitz, profesor në Qendrën e Studimit të Fëmijëve në Yale School of Medicine.
Dhe për fëmijët që kanë kaluar më shumë se një vit duke bërë mësim në distancë, mundësia e kthimit në kurse apo shkolla verore mund të jetë e frikshme. Disa këshilla të psikologëve për këtë gjë janë:

Jepni informacion të saktë dhe të përshtatshëm për moshën
Në maj, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve azhurnuan udhëzimet e saj për kampet duke thënë se në kampe ku jo të gjithë janë vaksinuar plotësisht, fëmijët mund të shkojnë pa maska shumicën e kohës kur janë jashtë. Agjencia gjithashtu ka thënë se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk duhet të mbajnë maska në shumicën e situatave, qoftë brenda ose jashtë.
“Direktivat kanë nxitur ndryshime në protokollet kudo nga dyqanet ushqimore në sportet për fëmijë. Këto ndërrime mund të jenë shqetësuese për fëmijët,” thotë Lebowitz.
Eksperti këshillon prindërit të jenë "me të afërt dhe të sinqertë" në shpjegimin e ndryshimeve në një mënyrë të përshtatshme për moshën. Për fëmijët shumë të vegjël, kjo mund të nënkuptojë thjesht duke thënë: "Kjo është ajo që mjekët po na thonë të bëjmë dhe kështu do qëndrojmë. Për fëmijët më të rritur, prindërit mund të shpjegojnë se si shkencëtarët tani e kuptojnë që virusi ka shumë më pak të ngjarë të transmetohet jashtë.
"Sa më shumë që fëmijët mund t'i kuptojnë kërkesat, në vend që t'i shohin ato si arbitrare, aq më lehtë do të jetë për ta të përshtaten," thotë ai.

Identifikoni frikën thelbësore të fëmijëve
“Kur një fëmijë shpreh frikë rreth pandemisë, "shumë herë nuk ka të bëjë me Covid-19", thotë Erika J. Vivyan, një psikologe në Austin, Texas.
Në vend të kësaj, mund të jetë "Unë nuk dua të shoh fëmijë të tjerë, sepse ata mund të jenë të këqij për mua”. Ndërkohë që ekspertët këshillojnë se nëse identifikoni frikën e fëmijëve tuaj atëherë duhet ta pranoni atë.
"Mos e anashkaloni ankthin e fëmijëve tuaj. Dëgjojini ata dhe sigurojini se kjo është diçka që ata mund ta trajtojnë,” thonë ekspertët.

Jepni përparësi lidhjeve shoqërore
Për disa fëmijë, më shumë se një vit i shkolle në distancë dhe izolimit shoqëror kanë bërë që t’i konceptojnë shoqërinë të ndarë.
“Miqësitë janë thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve,” thotë psikologja Mary Alvord.
Ndërtimi i lidhjeve të forta shoqërore do të bëjë që ata të kenë sukses akademik në vjeshtë.
Mësoni dhe modeloni strategji pozitive të përballimit të ngjarjeve
Fëmijët e vegjël mund të praktikojnë lojën"trupin e spagetit", ku relaksojnë muskujt e tyre. Fëmijët e mëdhenj mund të bëjnë një ushtrim të thjeshtë frymëmarrjeje.
“Prindërit gjithashtu duhet të adresojnë ankthin e tyre, pasi iu komunikohet fëmijëve edhe pa folur", thotë Anne Marie Albano, një profesore e psikologjisë mjekësore në psikiatri në Qendrën Mjekësore Irving të Universitetit Columbia në New York. Psikologët rekomandojnë që nëse prindërit shqetësohen se si po përballen fëmijët e tyre ose nëse ankthi po ndërhyn në aftësinë e fëmijëve të tyre për të funksionuar, duhet të kontaktojnë pediatrin ose të merrni një vlerësim nga një profesionist i shëndetit mendor.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë