Keshilla

Si t’i edukojmë fëmijët të mos gënjejnë kur marrin notë të keqe

Megan Leahy -Pyetje: Vajza ime nuk na tha që ajo mori një notë të keqe në testin e matematikës tre javë më parë. Sapo e zbuluam këtë gjë, kur ajo na kërkoi të nënshkruajmë testin e saj. Kur e pyetëm pse e bëri këtë veprim, ajo tha se ishte e mërzitur dhe e dinte që unë do të mërzitesha. Si mund të bëj që ajo të besojë tek vetja dhe tek ne? Jam e shqetësuar se kjo gjë ka një domethënie për marrëdhënien tonë.

Përgjigje: Faleminderit që më keni shkruar. Pse ju ka gënjyer fëmija juaj? Ka disa lajme të mira për vendimet e vajzës tuaj, për të mos ju treguar notën e keqe. Ajo me të vërtetë po kujdeset për marrëdhënien e tuaj. Në të vërtetë kjo nuk është një gje e thjeshtë. Po flasim për një përçarje të madhe emocionale. Kur kemi frikë të zhgënjejë dikë që duam, ne përpiqemi me çdo kusht të shmangim këtë ndjenjë. Vajza juaj e dinte qe ju do ta zbulonit të fshehtën e saj, por gjithsesi ajo e mbajti të fshehtë sepse ka dashur të shmangë ndjenjën e zhgënjimit. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës me fëmijët. Ju keni qenë vetë fëmijë dhe ju ka udhëhequr kjo frike ndaj prindërve tanë. Ju duhet ta shihni këtë si një mësim për të forcuar marrëdhënien tuaj me vajzën. Kjo është një nga sfidat që shpesh kalon marrëdhënia prind-fëmijë, por megjithëse sa e ndërlikuar mund të duket, të rritësh një fëmijë të edukuar dhe të sinqertë është diçka e bukur dhe këtë do ta arrini vetëm duke komunikuar me vajzën tuaj. Gjithashtu, herë herë edukojeni atë se dështimet janë një mundësi e re. Mos harroni se fëmijët do t’i kalojnë të gjitha fazat e rritjes së tyre dhe ju nuk mund të tejkaloni asgjë. Është më mirë kur përballeni me këto probleme dhe nuk duhet të keni asnjëherë qasjen “ne të duam kur ti je e mirë” sepse atëherë keni dështuar si prind. Vazhdimisht duhet t’i thoni “ne të duam pavarësisht gjithçkaje”.
Nëse doni që vajza juaj t’ju besojë, atëherë duhet të jeni të besueshëm. Diçka tjetër që ju këshilloj është të lexoni librin "Untangled" nga autorja Lisa Damour, për të kuptuar si mund të ndihmoni vajzën tuaj dhe veten. Paç fat.
*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/

Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë