Keshilla

Si të ventiloni shtëpinë për të luftuar Covid-19

Cilësia e ajrit në shtëpi është më i rëndësishëm se kurrë duke pasur parasysh se ekspertët thonë se Covid-19 përhapet përmes ajrit. Shto faktin se shumë njerëz tani po kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Për këto arsye, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm dhe të mundohemi të pastrojmë ajrin sa më shumë në ambientet e shtëpisë.

Ekspertët kanë treguar disa mënyra se si mund të përmirësojmë ajrin në shtëpi.

Jianshun Zhang, profesor i inxhinierisë mekanike në Universitetin e Sirakuzës thotë se metodat kryesore janë përmes ventilimit mekanik, me sistemet e ngrohjes, klimatizimit, pastruesve portativ të ajrit dhe ventilimit natyral.

Sa e rëndësishme është të fusësh ajër të pastër në shtëpi?

Ventilimi është një nga mënyrat më të mira  për të pastruar ajrin dhe ajri i pastër përkthehet në më pak rrezik që të infektohemi me Covid-19.

“Pastruesit e ajrit me një filtër të njohur si “HEPA”, janë efektivë kundër Covid-19 dhe zjarrit. Ndërkohë ka dhe disa pajisje shtesë që pretendohet se pastrojnë ajrin por ato ende nuk janë të rekomandueshme sepse janë akoma në zhvillim.” thotë Max Sherman, udhëheqësi i Shoqërisë Amerikane të Ngrohjes dhe Klimatizimit.

Ventilimi lejon që filtri që është pjesë e njësisë të vazhdoje të punojë edhe kur ngrohja dhe ftohja nuk janë të nevojshme. Pra ventilimi punon gjithë kohës dhe kështu ju mbron nga virusi ndërkhë që rrini në temperaturat e ambientit.

"Njerëzit këtë duan. Ventilimi  të funksionojë gjatë gjithë kohës, kur nuk është nevoja të ulim apo rrisim temperaturat në shtëpi." thotë Sherman.

Sperklat  lëshohen kur një person kollitet, flet ose teshtin. Se si ato udhëtojnë nëpër dhomë varet nga shumë faktorë. Disa hulumtime kanë zbuluar se sperklat shkojnë deri në 26 metra dhe ndërkohë që disa prej tyre bien në tokë, të tjera që janë shumë të vogla qëndrojnë në ajër dhe lëvizin me ajrin.

Por, çfarë lloj filtri duhet të përdorni në sistemin tuaj qendror të kondicionimit?

Sherman thotë se një filtër me një vlerësim të MERV-13 ose më të madh rekomandohet për të luftuar Covid-19. Filtrat me një vlerësim më të ulët MERV, lloji që instalohen shpesh, janë të mirë në kapjen e qimeve të kafshëve shtëpiake, por jo viruseve.

Çfarë duhet të keni parasysh në lidhje me ventilimin kur jetoni në pallat?

“Hapësirat e përbashkëta sic janë shkallët apo ashensori, shpesh nuk janë të ajrosura por gjithsesi nuk konsiderohen zona rreziku nëse keni maskë dhe kaloni vetëm periudha të shkurta kohore.” thotë Jeffrey Siegel, profesor i inxhinierisë në Universiteti e Torontos që studion cilësinë e ajrit.

Nëse ndani mure me fqinjët, çfarë duhet të dini për ventilimin?

Ju duhet të jeni tepër të vetëdijshëm për ventilimin kur jetoni në çdo lloj banese të bashkuar, megjithëse rreziqet shpesh janë akoma të ulëta, thotë Siegel.

Rreth 20% e ajrit tuaj mund të transferohet për secilin mur të përbashkët, thotë ai. Një rregull i përgjithshëm: "Nëse nuhatni ushqimet që fqinjët tuaj janë duke gatuar, kjo do të thotë që ajri transferohet."

Siegel thotë se ne nuk kemi nevojë të masim cilësinë e ajrit kur shumë mirë mund të futemi në shtëpi dhe nëse vëmë re se ajri është i rëndë, kjo do të thotë se ventilimi është i keq.  

Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë