Keshilla

Si të shpëtoni nga dhimbja e kokës nga të pirët para se të fillojë

Ajo që dukej si argëtim në momentin që po ndodh, kthehet në dhimbje koke, marramendje, të vjella apo dhe etje të madhe.

Pijet alkoolike të një nate siç është viti i ri ndikojnë shumë ditën pasardhëse. Nuk ka asnjë mënyrë të vërtetuar shkencërisht për të kuruar një ‘hangover’, por ekspertët thonë se ju mund ta parandaloni një të tillë, ose të paktën ta mbani në minimum.

Pini me stomak plot

Ekspertët thonë se para se të shkoni në festë, duhet të konsumoni ushqim në mënyrë që stomaku të jetë plot.

"Ushqimi në stomak ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe mund të zvogëlojë simptomat e hangover", tha Robert Swift, profesor në Universitetin Brown në Providence, Rhode Island.

"Nëse dikush konsumon alkool me stomakun bosh, për shembull, i gjithë ai alkool i pastër nuk hollohet nga stomaku dhe kalon në zorrë shumë shpejt", tha Swift, i cili ka studiuar abuzimin me alkoolin që në vitet 1990.

“Nëse stomaku përmban ushqim, ka lëngje gastrike dhe enzima që përziejnë ushqimin dhe alkoolin, dhe vetëm sasi të vogla ushqimi kalojnë në zorrë”, tha ai.

Qëndroni të hidratuar

I njëjti parim vlen për ujin dhe pijet e tjera joalkoolike, thotë Swift.

“Nëse alkooli përzihet me ujë, ai hollohet, kështu që kur shkon në zorrët tuaja, nuk është aq irritues. Kështu ka më pak gjasa që të keni probleme në ditën pasardhëse”.

"Shkaku kryesor i hangover është dehidratimi dhe humbja e lëngjeve, së bashku me vitaminat dhe mineralet", tha Brick.

Thoni “Jo”

Në fund, megjithatë, ekspertët thonë se ka vetëm një parandalues të vërtetë, ose kurë për hangover: Mos pini.

"Nuk ka një kurë të thjeshtë sepse ka kaq shumë faktorë kompleksë që prodhojnë simptoma të shumta të një hangover", tha Swift. "Dhe kjo është arsyeja pse e vetmja kurë e vërtetë për një hangover është të mos pini alkool ose të pini një sasi kaq të ulët alkooli saqë nuk do të shkaktojë një hangover".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë