Mjedis

Si të shpëtojmë nga vaji i palmës?

Vaji i palmës, një produkt shumë i dëgjuar dhe i kudogjendur. Ndoshta është në shampon që keni përdorur këtë mëngjes, ose në pastën e dhëmbëve, ose në pilulat e vitaminave, ose në ushqimin që keni konsumuar. Ky vaj është ndër më të përdorurit për çdo fushë të jetës sonë. Fermerët prodhojnë rreth 77 milion ton vaj palme, për tregun global në vitin 2018 dhe kjo shifër pritet të rritet në 107.6 milion ton deri në vitin 2024.
Prania e kudo gjendur e vajit të palmës në jetën tonë është pjesërisht në kiminë e saj unike. Përbërja e saj vjen nga farat e palmës të mbjellur në Afrikën Perëndimore (por jo vetëm), është në ngjyrë të zbehtë dhe pa erë, duke e bërë kështu një shtesë të përshtatshme për të gjitha produktet. Vaji nuk shkrihet kollaj dhe ka një sasi të madhe të yndyrave të ngopura, i cili është ideal për krijimin e të gjitha produkteve. Shumica e vajrave të tjerë bimorë kanë nevojë të hidrogjenizohen pjesërisht, ku atomet e hidrogjenit shtohen kimikisht në molekulat e yndyrës për të arritur në të njëjtën konsistencë, një proces që se këto yndyra të jenë të pashëndetshme, ndërkohë që vaji i palmës i përmban këto veti.
Kimia unike e vajit të palmës gjithashtu mund të mbijetojë në temperatura të larta përfshirë këtu dhe gatimin dhe produktet rezistojnë më shumë, duke i dhënë kështu jetëgjatësi qëndrimit në raftet e supermarketeve. Gjithashtu, palmat janë shumë të lehta për t’u rritur në tropikë dhe janë shumë fitimprurëse për fermerët, madje edhe në tokat më të vështira. Por, zgjerimi i shpejtë i plantacioneve ndikon në shpyllëzimin masiv në shumë vende të botës dhe shkatërrimin e habitatit të jetës së egër natyrore.

Foto ilustruese/Plantacione të shpyllëzuara për të mbjellë palma

Kështu që bizneset dhe qeveritë janë nën presion për të gjetur alternativa të tjera për vajin e palmës. Por zëvendësimi i një produkti që deri tani është cilësuar si “mrekulli” në industri nuk është i lehtë. Një kompani sipërmarrëse supermarketesh në Islandë u vlerësua shumë në vitin 2018, kur njoftoi se do të shkëpusë vajin e palmës nga të gjitha produktet e markës së tij, megjithatë heqja e vajit ishte shumë e vështirë për jetëgjatësinë e produkteve, kështu rrjedhimisht kompania hoqi dorë nga nisma e saj.
Gjiganti i ushqimit “General Mills” një nga blerësit më të madhen të vajit të palmës në SHBA, ka hasur telashe të ngjashme.
“Ndërsa ne e kemi shikuar këtë në të kaluarën, vaji i palmës ofron karakteristika unike të performancës fizike të produkteve që janë shumë sfiduese për t’u kopjuar,” thotë zëdhënësi i saj Mollie Wulff.
Një zgjidhje e mundshme është gjetja e vajrave të tjerë bimor që ofrojnë veti të ngjashme. Për shembull kompania e kozmetikës “LUSH” në Mbretërinë e Bashkuar, vendosi që sapunin e fytyrës ta bënte më bazë vaji luledielli, gjalpë kakao, ose vaj kokosi, në vend të vajit të palmës.
Ndërkohë, shkencëtarët janë duke studiuar edhe vajra të tjerë që mund të zëvendësojnë vajin e palmës si gjalpi shea, vaji jojoba e të tjerë. Duke hidrogjenizuar dhe përzier pjesërisht këto "vajra ekzotikë", mund të krijohet një përzierje me veti të ngjashme me vajin e palmës për produktet kozmetike, edhe pse asnjë prej këtyre përbërësve nuk është aq i lirë ose lehtësisht i gjendshim sa vaji i palmës.

Foto Ilustruese/Produkte të shumta ushqimore që përmbajnë vaj palme.

Ky vaj shërben edhe për ushqimin e bagëtive, pasi është shumë i pasur me acide yndyrore esenciale dhe ndihmon thithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë. Ndërsa, rritet kërkesa globale për mish, shpendë dhe produkte të qumështit, edhe kërkesa për vaj palme do të rritet.
Studiuesit e Universitetit të Shkencave në Poznań, Poloni kanë studiuar nëse vaji i palmës në ushqimin e kafshëve mund të zëvendësohet me një burim më të qëndrueshëm të ushqimit, si për shembull insektet. Për të realizuar studimin ekipi ushqeu disa pula me krimba në vend të ushqimit që përdorin fermerët me vaj palme dhe zbuluan se ato rriteshin po aq të shëndetshme sa me vajin e palmës. Krimbat gjithashtu kanë një përmbajtje të lartë proteine dhe mund të rriten në mbeturinat e ushqimore.
Vajin e palmës gjithashtu e gjejmë edhe tek karburanti që përdorim çdo ditë. Direktiva e Energjisë së Rinovueshme të BE vendosi një objektiv ambicioz për 10 për qind të karburantit të transportit rrugorë, duhet të ishte nga burime të rinovueshme deri në vitin 2020 dhe vaji i palmës ka qenë një kontribuues i madh në arritjen e këtij qëllimi. Por në vitin 2019, BE njoftoi se biokarburantet që rrjedhin nga vaji i palmës do të duhej të hiqen për shkak të dëmtimit mjedisor.
Për shembull algat e detit prodhojnë një vaj shumë të ngjashëm me vajin e palmës, të cilat duke veshur sporet e tyre mund të mbijetojnë edhe në kushtet me klimë të thatë. Një opsion janë algat. Vaji nga specie të caktuara të algave mund të shndërrohet në një "biokarbohidrat" që pastaj mund të distilohet në një gamë të karburanteve që mund të zëvendësojnë naftë, madje edhe vajra të tjerë. Kjo mund të mos jetë aq e çuditshme sa duket, pasi shumica e fushave të naftës në të gjithë botën janë mbetjet e fosilizuara të algave.
David Nelson, një gjenetist bimësh që ka studiuar vetitë e algave tregon se edhe një algë mikroskopike e zakonshme në Abu Dhabi është një alternative e vlefshme për të zëvendësuar vajin e palmës.
"Nëse politikanët thonë ‘Jo, ne nuk do të lejojmë vajin e palmës’, atëherë ekziston një treg i hapur dhe i mirë për vajin e algave," thotë ai.

Foto Ilustruese/Vaj palme i përpunuar

Një hektar palme vaji mund të prodhojë me siguri katër ton vaj vegjetal çdo vit, krahasuar me 0.48 ton për luledielli dhe vetëm 0.38 ton për misër. Në kushte ideale, kultivuesit e palmave të naftës me rendiment të lartë mund të prodhojnë 25 herë më shumë vaj sesa mund të prodhojnë me sojën ose produkte të tjera, në të njëjtën tokë bujqësore.
Studiuesit kanë studiuar nëse mund të nxjerrin biokarburant edhe nga gjethet e duhanit dhe melekuqes (Bimë barishtore, me kërcell të fortë, të hollë, të gjatë, me gjethe si të misrit e me një xhufkë të madhe në majë, që bën kokrra të vogla në ngjyrë të kuqe.), por vaji i prodhuar nga duhani është "një rrugë e gjatë" në krahasim me vajin e palmës, pasi acidet yndyrore që i përbëjnë ato janë më të pangopura. Kjo do të thotë se duhet shumë përpunim për të arritur karburantin e duhur.
Ekspertët shprehen se ndoshta tani për tani, askush nuk do të bëjë gjë për të shmangur vajin e palmës, por ka një potencial shkencor për të ndërmjetësuar ndikimin tonë në mjedis, duke gjetur mënyra të ndryshme për të përmbushur nevojat tona ushqimore dhe jo vetëm. Nëse do të kemi aq shumë vullnet sa sasia e vajit të palmës që gjejmë kudo në botë, atëherë do të ja dalim për ta zëvendësuar./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë