Keshilla

Si të ruani miqësitë e zyrës kur tani jeni larg

Miqësitë e zyrës janë të vështira kur punon në distancë. Por ju mund të përpiqeni për të ruajtur këtë afrimitet me miqtë që keni në punë.
Shoqërimi me kolegët e punës është një fenomen pozitiv, por gjatë izolimit kjo praktikë nuk ishte shumë e mundur dhe përgjithësisht njerëzit janë të largët me ata që nuk i takojnë çdo ditë. Ekspertët sociale tregojnë se miqësitë në punë janë ndër më delikatet që mund të kenë individët dhe çuditërisht ato që ndikojnë më shumë në lumturinë e përgjithshme.
Sipas tyre puna në distancë ka ndryshuar dinamikën e marrëdhënieve tona të punës. Ne mund dhe në shumë raste, duhet të përpiqemi t'i mbajmë ato miqësi, ose edhe të krijojmë miqësi të reja.
"Puna është vendi numër një ku njerëzit bëjnë miq. Të shfrytëzojmë sa më shumë marrëdhëniet tona atje ku kalojmë shumicën e kohës. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë të themi se është vendi ku përfundojnë shumica e miqësive, sepse njerëzit ndryshojnë punë,” thotë Shasta Nelson, autore e librit “Biznesi i Miqësisë”
Krahasuar me miqësitë që fillojnë jashtë punë të cilat janë shpesh janë më të forta dhe më të qëndrueshme, falë një themeli të interesave të përbashkëta dhe njohurive të thella personale, miqësitë përgjithësisht priren të ndërtohen ekskluzivisht në rrethana të përbashkëta dhe ndërveprime të rastësishme. Këto marrëdhënie me kolegët janë zakonisht ato që Ho Kwan Cheung, një profesor i psikologjisë në universitetin e Albanit në New York, i quan "miqësi komoditeti, për mungesë të një termi më të mirë. Këta persona janë miqtë të cilët flisni kur keni pushimin e drekës apo e thënë më ndryshe personat me të cilët ju shkon muhabeti.
Dhe tani, pa ato mundësi për ndërveprim ndërsa ne kemi qenë duke punuar nga shtëpia, shumë kanë kuptuar që miqësitë në punë po veniten; për shumë njerëz, gjetja e mënyrave të tjera për t'i mbajtur ato praktikisht nuk ka qenë një përparësi kryesore ndërsa po lëvizte në përmbysjen e muajve të fundit.
"Miqësitë e punës vdesin shumë shpejt me mungesën e përvojave të përbashkëta. Nëse nuk punoni për të krijuar një model dhe apo një praktikë pune për të qenë së bashku miqësitë do të humbasin, edhe nëse ne e vendosim në mendjen tonë që kjo miqësi do të vazhdojë,”thotë Nelson.

Kënaqësi dhe produktivitet
Ka një arsye të mirë për të investuar në miqësitë tuaja të punës, veçanërisht tani, sipas Cheung, hulumtimi i të cilit ka pasur si qëllim të vëzhgojë diskriminimin në vendin e punës dhe mirëqenien e punonjësve.
"Ata nuk janë të shpërqendruar. Janë ato që u japin njerëzve një ndjenjë të përkatësisë në punën e tyre. Ndonjëherë, ekziston një ide që kur po kaloni kohë me miqtë në punë nuk do të bëni asgjë, por studimi thotë se lumturia e punonjësve varet nga ndërveprimet shoqërore,” shpjegon Cheung.

Në pamundësi për të punuar në zyrë, shumë kanë kuptuar se miqësitë në vendin e punës janë venitur. Rezultatet nga një sondazh i Gallup i punonjësve treguan se më shumë se gjysma e të anketuarve që thanë se kishin një shok pune më të mirë gjithashtu raportuan se ndiheshin të apasionuar pas punës së tyre, e kishin një lidhje më të fortë me kompaninë e tyre.
"Miqësitë e punës janë shumë të rëndësishme për kënaqësinë në punë", thotë Cheung.
Dhe ndërsa "kënaqësia nga puna nuk parashikon gjithmonë performancën, sa më e orientuar drejt relacionit është puna juaj, aq më shumë do të jepni rezultate. Një shembull është puna krijuese, ose çdo gjë që përfshin zgjidhjen krijuese të problemeve. Ekspertët thonë se kur jeni të kënaqur me punën tuaj dhe ju pëlqen të jeni me bashkëpunëtorët tuaj, kjo ju bën më krijues dhe një bashkëpunëtor më të mirë.

Në një studim të vitit 2016 të botuar në Psikologjinë e Personelit, një grup profesorësh i kryesuar nga Jessica Methot pedagoge në universitetin Rutgers tregoi se grupe kolegësh që menduan për njëri-tjetrin si miq rezultuan më shumë në vlerësimet e performancës. Studiuesit ofruan një numër shpjegimesh të mundshme, njerëzit kishin më shumë të ngjarë të kërkonin ndihmë dhe të kërkonin këshilla nga kolegët që ata i konsideronin miq, rrjetet informale e bënë ndarjen e informacionit më efikase dhe morali ishte i lartë në përgjithësi. Me pak fjalë marrëdhëniet e mira me kolegët dhe një punë që ju pëlqen, ju bën më produktive dhe izolimi mund t’i bëjë dëm këtij komforditeti.
Sipas Nelson, miqësitë kanë një formulë të bazuar në tre faktorë kryesorë, si qëndrueshmëria, cenueshmëria dhe pozitiviteti.
“Ju duhen këto të tre virtyte të krijojnë një miqësi. Vendi i punës na dha pjesën e qëndrueshmërisë. Ne nuk kishim nevojë që ta ftonin njëri-tjetri të vinim në punë kështu që qëndrueshmëria për të parë njëri-tjetrin çdo ditë do të ishte e integruar,” shpjegon Nelson.
Sipas Nelson kjo do të thotë që duhet të investoni për miqësitë tuaja në punë, edhe në qoftë se jeni larg.
“Ne nuk duhet të mendojmë që miqësitë ndodhin vetë dhe duhet t’i mbajmë miqësitë duke u përpjekur që të qëndrojmë afër edhe nëse nuk ndodhen afër,” shtoi ajo.
Burimi: BBC. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë