Keshilla

Si të rikuperosh në maksimum orët e gjumit gjatë pushimeve

Nisim me rregullat bazë: duhet fjetur 5 orë në ditë, të paktën nëse nuk je Albert Einstein apo Leonardo Da Vinci. Por gjendja është e paqëndrueshme.

6-7 orë në ditë nisim të arsyetojmë. Por edhe 6-7 orë janë pak nëse ke një punë që të streson shumë, me takime të gjata dhe intensive, udhëtime dhe projekte për ti përfunduar në kohë të shkurtër.

Për këtë motiv pushimet e tua duhet të jenë një himn për prehjen psiko-fizike, për të rekuperuar energjinë dhe mirëqenien.

Sipas mjekëve në verë është e nevojshme të bëhet një gjumë cilësor: Dhe kjo arrihet duke shkuar në krevat jo më vonë se mesnata dhe duke mos u zgjuar më vonë se 10 e mëngjesit.
Po “mbrëmjet” e famshme verore? Nëse kërkon të kthehesh në shtëpi me një fizik të rigjeneruar, është më mirë ti harrosh. Për të përfituar maksimumin, mund ti lejosh vetes edhe një gjumë pasditeje prej një ore në një në një mjedis të freskët dhe em ajër të apstër, mes oërs 14 e 15 mundësisht, me aktivitet fizik dhe sportive në mëngjes.

Mos harroni se zgjatja shumë e gjumit mund t’ju lërë konfuz dhe me një humor të keq edhe për orë të tëra, duke prishur edhe momentin e gjumit aktual.

Gjithçka është e lidhur me ushqimin, sigurisht: duhet të evitohet ngrënia e darkës në orët e vona dhe alkooli gjithashtu. Kjo sepse një tretje e gjatë e ushqimit përkeqëson stresin, duke ju bërë të flini shumë keq. Në mbrëmje është mirë që të hani fruta, perime dhe karbohidrate të thjeshta.

Nëse keni fëmijë ose nipër, këto rregulla janë edhe më të vlefshme; ritmi i të vegjëlve shkatërrohet kur shkohet me pushime, e padurimi dhe nervozizmi i tyre bëhet i pakontrollueshëm nëse ushqyerja është e keqe dhe nëse kohërat janë të rastësishme.

Nëse, nga ana tjetër, ju keni vendosur të qëndroni vonë në ndonjë festë, të paktën të bëni kujdes, dy ditë para se të largoheni, të kaloni disa netë mbrëmjeje standarde, në mënyrë që të sillni trupin në formë kur të ktheheni në shtëpi. Ndonjëherë harrojmë se si trupi ynë duhet të mësojë përsëri aftësi të caktuara, dhe pushimet janë vetëm prova e kësaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë