Keshilla

Si të qëndroni të sigurtë në zyra, ndërkohë që Covid-19 përhapet

Për punonjësit e zyrave shmangia e variantit Delta duhet të jetë një ndër përparësitë kryesore. Varianti Delta përhapet shpejt midis atyre që janë të pavaksinuar dhe pa maska e gjithashtu është e transmetueshme tek njerëzit plotësisht të vaksinuar, sipas hulumtimeve të fundit.
Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten dhe të tjerët në vendin e punës?
Mjekët dhe studiuesit thonë se fillimisht duhet të merrni vaksinën më pas të mbani maskë në ambiente të mbyllura.
Një faktor i rëndësishëm siç thonë ekspertët është që të shmangni trenat dhe autobusët në kohën kur ka shumë lëvizje. Nëse lëvizni me taksi duhet të mbani gjithë kohës dritaret hapur.
“Sigurohuni që ajri të qarkullojë gjithë kohës, kudo që qëndroni,” është shprehur Donald Milton, profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Maryland.
Meqenëse varianti Delta është kaq ngjitës, maska juaj duhet të përshtatet me fytyrën në mënyrë që ajri të mos ikë rreth hundës dhe faqeve tuaja.


Alex Huffman, një profesor në Universitetin e Denverit dhe një ekspert i aerosolëve shpjegon se duhen mbajtur maska të puthitura mirë me fytyrën.
"Një nga problemet me shumë hapësira të brendshme është se nuk ka qarkullim të mirë të ajrit,” thotë Manish Sharma, shefi i teknologjisë në kompaninë ndërtuese “Honeywell Building Technologies”
Në një studim të botuar në revistën “Environmental Science and Technology” në shkurt shkencëtarë të tjerë zbuluan se ndërsa maskat ndikojnë shumë në përhapjen e grimcave të virusit në ajër.
Sipas ekspertëve është shumë e rëndësishme që në zyrë të shmangni kondicionerët dhe të mbani hapur dritaret për ajrosje. Nëse kjo është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike një tjetër opsion i mundur që propozojnë shkencëtarët e shëndetit të mjedisit është që të kërkoni nga punëdhënësi juaj një pastrues të ajrit, pajisje që gjenden shpesh në spitale dhe aeroplanë.
Sipas ekspertëve është shumë e rëndësishme që të konsumoni drekën jashtë.
"Sapo të hiqni maskën tuaj, rreziku rritet. Shmangni kafeteritë e mbushura me njerëz. Hani shpejt për të zvogëluar kohën që mund të jeni të ekspozuar ndaj virusit. Këto udhëzime duken si ide të çmendura por rekomandohen për të qenë më i qetë më pas,” shton Huffman.
Më tej ekspertët këshillojnë se tepër e rëndësishme është edhe dezinfektimi i tavolinës së punës dhe pajisjeve që prekni në zyre.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë