Keshilla

Si të punoni nga shtëpia: Një listë me gjërat e domosdoshme

Cila është mënyra më e mirë për të punuar në mënyrë efektive nga shtëpia? Kjo është papritur një pyetje urgjente pasi punëdhënësit në mbarë botën, tashmë, iu kanë thënë punonjësve të tyre të punojnë nga shtëpia, në mënyrë që të evitojnë daljen dhe për rrjedhoje edhe koronavorusin e ri.
Teknologjia e ka bërë të mundur punën në distancë, por nuk funksionon gjithmonë ashtu siç e prisni veçanërisht nëse nuk keni testuar internetin në shtëpinë tuaj gjatë kohëve të fundit. Hapësira të vogla ku edhe pjesëtarët e tjerë të familjes mund të punojnë njëkohësisht nga shtëpia dhe një zhurmë e madhe, kjo duket tepër sfiduese për të punuar.

Disa këshilla se si të punoni më mirë nga shtëpia.

  • Fillimisht sigurohuni që të keni mjetet që ju nevojiten, si aksesin e internetit të rregullt, laptop dhe udhëzime për të hyrë në rrjetin e kompanisë tuaj.
  • Minimizoni zhurmat dhe shpërqendrimet që mund t’ju krijojnë pjesëtarët e tjerë të familjes tuaj. Ndani hapësirën tuaj të punës sa më shumë të jetë e mundur. Përdorni një palë kufje për të bllokuar zhurmat ndërkohë që ju punoni. Nëse keni një video-konferencë, sigurohuni që kamera dhe mikrofoni juaj të jenë të fokusuar vetëm tek ju.
  • Përdorni mjete të duhura për të komunikuar me kolegët. Programoni takime në grupe përmes video-konferencave dhe bisedoni në grup të rrjeteve sociale me koleget tuaj.
  • Bisedoni me menaxherin tuaj paraprakisht për fëmijët tuaj. Nëse edhe shkolla e fëmijëve tuaj mbyllet atëherë ata do të kenë nevojë për kujdes. Ka raste kur fëmijët janë të vegjël dhe nuk kujdesen dot për veten, kështu që për çdo informacion duhet të informoni menaxherin tuaj në mënyrë që puna të mos ngelet mbrapa.
  • Kujdesuni paraprakisht që të përmirësoni shpejtësinë e internetit. Ju mund të hasni ngadalësimin e internetit ndërkohë që punoni dhe fëmija juaj, po shikon një video.
  • Luftoni ndjenjën e izolimit. Nëse dini të minimizoni shpërqendrimin nga anëtarët e familjes tuaj ose shokët e dhimbs, gjithashtu dëshironi të shmangni ndjenjën sikur jeni plotësisht vetëm. Por ka mënyra të tjera për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor. Komunikoni me njerëzit online dhe bëni disa ushtrime së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes./The Wall Street Journal/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë