Keshilla

Si të punoni nga shtëpia dhe të kujdeseni për fëmijët njëkohësisht

Shkollat janë mbyllur prej ditësh dhe disa prindër janë detyruar të punojnë nga shtëpia dhe të kujdesen njëkohësisht për fëmijët e tyre.
Sado e vështirë të duket ju mund të organizoni ditën tuaj, të punoni dhe njëkohësisht të kujdeseni për fëmijët tuaj. Ekspertët e prindërimit kudo në botë, ofrojnë hera herës disa mënyra se si të punoni nga shtëpia, të kujdeseni për fëmijët të jetoni shëndetshëm të bëni palestër dhe të jetoni në stres më të paktë.
Vishini fëmijët në mëngjes.
Hannah Martin, një eksperte e shëndetit tha se duhet t’i vishni fëmijët tuaj që në mëngjes dhe t’i lini të konsumojnë mëngjesin duke parë televizor.
Ndani ditën në dy pjesë.
Caroline Strachan, themeluese e “Women at Work”, një grup në Facebook ka treguar se nëse e ndani ditën në dy pjesë si konsumimi i drekës në kohë dhe përgatitja e darkës më herët.
“Unë dhe burri im për shembull punojmë me turne të ndryshme. Nga ora 6 e mëngjesit deri në mesditë punoj unë, ndërsa pjesën e pasdites punon ai,” shpjegon ajo.

Bëjini fëmijët të dinë se çfarë i pret
Planifikoni ditën që fëmijët të dinë se çfarë i pret. Fëmijët duhet ta dinë se në çfarë orari kanë për të mësuar dhe mund të punoni së bashku. Kështu që gjatë kohës që ata mësojnë ju mund të punoni njëkohësisht. Gjithashtu, formoni një poster ku do të keni të shkruara të gjitha oraret që fëmijët tuaj do të kenë të zëna gjatë ditës me detyra ose me lojëra.
Krijoni një zonë “mos shqetëso”.
Caroline ka shpjeguar se duhet të krijoni një zonë pune në shtëpi në këto raste dhe sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të informuar për këtë zonë.
“Në shtëpinë tonë, është shkruar tek dera e dhomës së gjumit “mami po punon”, kështu që fëmijët e mi e dinë se kur është koha që mami nuk duhet të shqetësohet,” shpjegon ajo.
Mos hani drekë përpara televizorit.
Ekspertët thonë se gjatë pushimit të drekës, mos qëndroni duke parë televizor ndërkohë që hani drekën, por së bashku me fëmijët konsumo ushqimin dhe nxitini ata të të ndihmojnë në punët e shtëpisë, në mënyrë që të jenë aktivë.

Shpikni konkursin “paqe dhe qetësi”.
Ekspertët thonë se duhet një orë ose më shumë qetësi për të punuar. Krijoni një konkurs për fëmijët tuaj. Për shembull ju mund të premtoni një çmim shumë të mirë, për atë që do të rrinë më të qetë. Ose konkurse të tjera si për shembull kush do të fitojë lojën e radhës, ose kush do të vizatojë më bukur.
Praktikoni meditimin familjar.
Angela Spencer, një autore e librave për këshillimin e prindërve tha se meditimi në grup është shumë i rëndësishëm për të gjithë familjen.
“Pjesëtarët e familjes qetësojnë mendjen dhe rifitojnë marrëdhëniet e tyre. Kjo është thelbësore për prindërit sepse kështu do të qëndrojnë të qetë dhe do të jenë më të përgatitur për të punuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë