Ekonomi

Inflacioni shënoi rënie gjatë nëntorit, ndikuar nga ulja e çmimit të naftës

Nga Gazeta ‘SI’ - Inflacioni në vend ka shënuar rënie për herë të parë në dy vite. Për muajin nëntor 2022, inflacioni u rikthye në normën e 7.9%, me rënie 0.3% nga  tetori.

Rënia në raport mujor, i atribuohet uljes së çmimeve të transportit, pra naftës, me pothuajse 5% dhe ushqimeve e pijeve joalkoolike me 0.1%, dhe qirasë, ujit, energjisë me 0.2%. Nga tetori në nëntor, rritje ka shënuar grupi i argëtimi dhe kulturës, veshjeve dhe hoteleve, kafeneve, me 0.7 dhe 0.5% respektivisht.

Në raport vjetor, rritja më e madhe e çmimeve i përket ushqimeve e pijeve joalkoolike me 14.7%, pasuar nga transportit me 9.6%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit vajra dhe yndyrna”u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet qumësht, djathë dhe vezë me 23.3%, “peshk” me 16.2 %, bukë dhe drithëra me 16 %, zarzavate përfshirë patatet me 15%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë