Keshilla

Si të ndaloni vyshkjen e bimëve ndërkohë që jeni me pushime

Shumë njerëz që i pëlqejnë bimët dhe kujdesen për to kanë një problem të përbashkët tani në sezonin e verës: Kush do të kujdeset për to gjatë kohës që janë në pushime?

Shumë bimë duan kujdes gjithë kohës dhe ndodh që pas pushimeve, njerëzit ti gjejnë ato të vyshkura.

Ka disa mënyra se si mund të “shpëtohen” edhe kur aty nuk është njeri të kujdeset për to?

Një këshillë është të mos mbillni lule të reja para se të largoheni.

Ajo që shumë njerëz nuk kuptojnë është se kujdesin më të madh lulet e duan në fillim pasi kështu fillojnë një rritje të shëndetshme. Pra, nuk duhet të mbillni lule para se të shkoni me pushime sepse me shumë gjasë do të përfundojnë në kosh pas pushimeve.

Gjithashtu mund ti thoni dikujt që të kujdeset sadopak për lulet tuaja ndërsa jeni larg.

Pothuajse çdo njeri e ka një komshi të mirë që do ujiste lulet për një kohë të shkurtër.

E rëndësishme është që të tregoni për ndonjë karakteristikë të veçantë të luleve pasi lule të ndryshme duan shumë ujë e të tjera duan pak.

Mos i lini bimët në diell. Edhe pse ka bimë që duan diell, ekspozimi i tyre në diell gjatë gjithë kohës pa u vaditur do të ishte shkatërruese kështu që edhe bimët që duan diell, është mirë të lihen në hije kur jeni me pushime.

Mblidhini frutat që janë gati duke u bërë. Të gjitha frutat që janë gati në pjekje kur ju po niseni për pushime është mirë të mblidhen pasi kështu nuk do të prishën në pemë. Një ide e mirë është tua jepni komshinjve që do të kujdesen për lulet apo bimët e tjera.

Jepni më pak përparësi bimëve shumëvjeçare dhe atyre që janë gjithmonë të gjelbërta.

Bimët shumëvjeçare kanë rrënjë më të thella dhe mund të arrijnë lagështinë më shumë në tokë kështu kë ka më pak të ngjarë të “vuajnë” mungesën tuaj.

Mos e prisni barin para se të ikni pasi bari i gjatë ndihmon në ruajtjen e lagështirës dhe “inkurajon” insektet polenizuese në kopshtin tuaj. Nëse me patjetër duhet të kositni para se të shkoni, lini barin në lëndinë për të mbajtur lagështinë. Mos u shqetësoni nëse lëndina thahet ndërsa jeni larg pasi shirat e vjeshtës do ta gjelbërojnë përsëri.

Burimi: Independent. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë